Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:10 Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve Qytetarët e Serbisë do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën, më 25 tetor, për zgjedhje të tjera të parakohshme parlamentare – të tretat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Kryesore
E diel, 25 Tetor 2026 05:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qytetarët e Serbisë do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën, më 25 tetor, për zgjedhje të tjera të parakohshme parlamentare – të tretat në pesë vjetët e fundit. Në to, një lëvizje studentore e dalë nga një nismë qytetare do të synojë t’i japë fund pushtetit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

Vuçiq dha dorëheqje nga posti i presidentit në fund të shtatorit. Meqë nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, ai tani synon të bëhet kryeministër, post që e mbajti nga viti 2012 deri kur u zgjodh president, më 2017.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjellës dhe përplasje të dhunshme

Protestuesit dhe Policia përplasen dhunshëm. Bomba molotov, fishekzjarre, gaz lotësjell...

Para 9 orësh
Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune…

Policia e Shtetit: U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dh...

Para 10 orësh
“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

Para 11 orësh

Megjithatë, fushata zgjedhore është shoqëruar me shqetësime gjithnjë e më të mëdha se mund të ketë manipulime zgjedhore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zgjedhjet po ndiqen nga afër nga Bashkimi Evropian, i cili e ka kritikuar Serbinë për prapakthim në demokraci nën udhëheqjen e Vuçiqit.

Rezultat i pasigurt

Në një klimë përçarjesh të thella dhe tensionesh shoqërore, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit synon ta ruajë pushtetin pas dy vjetësh protestash masive kundër Qeverisë dhe korrupsionit në mbarë vendin.

Por, për herë të parë në shumë vjet, ajo përballet me një sfidues të vërtetë: Listën Studentore, një lëvizje e dalë nga këto protesta.

“Këto janë zgjedhjet e para në më shumë se një dekadë, rezultati i të cilave është vërtet shumë i pasigurt”, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Vladimir Bilçik, ish-raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.

Sondazhet e deritanishme tregojnë se elektorati në Serbi është kryesisht i ndarë mes atyre që mbështesin një koalicion të gjerë të ndërtuar rreth partisë në pushtet dhe atyre që përkrahin lëvizjen studentore.

Studentët nuk kanë udhëheqës formalë, ndërsa lista e tyre zgjedhore përbëhet nga figura jopartiake, shumica prej të cilave janë profesorë universitarë.

Më 1 nëntor 2024, shembja e strehës së rindërtuar të stacionit hekurudhor të qytetit shkaktoi vdekjen e 16 personave. Dyshimet për korrupsion në punimet e njërit prej projekteve kryesore të Qeverisë, të udhëhequr nga kompani kineze, nxorën protestuesit në rrugë në mbarë vendin.

Qeveria i mohoi akuzat, ndërsa protestuesit u përballën me dhunë policore dhe arrestime. Një nga incidentet më të rënda ndodhi më 15 mars 2025, kur autoritetet dyshohet se përdorën në mënyrë të paligjshme një armë zanore kundër demonstruesve paqësorë.

Vuçiq përballë Listës Studentore

Mbi 6.4 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin mes 2.418 kandidatëve për 250 vendet e Parlamentit. Megjithatë, gara pritet të zhvillohet kryesisht mes partisë së Vuçiqit dhe Listës Studentore.

Në qendër të saj janë vazhdimi i politikave të Vuçiqit, përfshirë lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën, dhe zotimi i studentëve për ta luftuar korrupsionin.

Disa ligjvënës amerikanë kanë paralajmëruar se Moska mund të luajë rol aktiv në zgjedhje, ndërsa Parlamenti Evropian ka ngritur shqetësime për operacionet e ndikimit rus në Serbi.

“Rusia po vë në dispozicion burimet, taktikat dhe metodat e saj më të mira për të monitoruar, shtypur dhe penguar qytetarët e Serbisë, si dhe lëvizjen e fuqishme studentore që dëshiron të rivendosë sundimin e ligjit në vend”, tha për REL-in kongresisti republikan Joe Wilson.

Përveç lidhjeve të ngushta me Rusinë, furnizuesen kryesore të Serbisë me gaz, Vuçiqi është përpjekur t’i forcojë marrëdhëniet me Kinën, një investitore e madhe në vend, duke ruajtur njëkohësisht synimin e kahershëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai ka synuar gjithashtu t’i përmirësojë raportet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Gjatë fushatës, ai u zotua se do ta vazhdojë këtë kurs të politikës së jashtme, përfshirë refuzimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, pavarësisht thirrjeve të BE-së.

Lëvizja studentore, ndërkaq, e ka lënë politikën e jashtme në plan të dytë. Megjithatë, ajo ka kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe ka përsëritur mbështetjen për qëndrimin zyrtar të Beogradit kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Kjo tregon se edhe studentët nuk janë në gjendje t’i shpëtojnë kurthit të politikës nacionaliste të Serbisë, e cila ndërtohet mbi mitin e Kosovës”, tha për REL-in profesori nga Beogradi, Zarko Korac.

Qytetarë e shpalosin një pankartë kundër Aleksandar Vuçiqit, teksa mirëpresin studentët që kanë ecur drejt kryeqytetit nga pjesë të ndryshme të vendit, një ditë para tubimit përmbyllës të fushatës së listës së tyre zgjedhore, “Lista e Studentëve”, në Beograd, më 21 tetor.

Droja për manipulim zgjedhor

Fushata zgjedhore është shoqëruar me shqetësime në rritje për manipulime të mundshme në votimet e së dielës. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka zbuluar se rreth 500.000 persona janë regjistruar për të votuar pa adresë të plotë.

REL-i ka gjetur gjithashtu se qindra votues janë regjistruar në objekte publike, përfshirë qendra të punës sociale, si dhe në shtëpi ku nuk mund të banonin aq shumë persona. Autoritetet i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Hulumtimet kanë nxjerrë në pah edhe rritjen, para votimit, të numrit të personave me të drejtë vote në zgjedhjet serbe në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Serbët etnikë në të dyja vendet konsiderohen burim i rëndësishëm mbështetjeje për partinë e Vuçiqit.

Senatorët amerikanë kërkojnë zgjedhje të lira në Serbi

Zgjedhjet e fundit në Serbi, të mbajtura më 2023, u pasuan nga protesta të shumta, pasi vëzhguesit ndërkombëtarë raportuan parregullsi, përfshirë transportimin me autobusë të votuesve nga Bosnje e Hercegovina fqinje dhe frikësimin e votuesve.

Një grup dypartiak senatorësh amerikanë u ka bërë thirrje autoriteteve serbe të sigurojnë kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, duke iu referuar “shenjave shqetësuese” para votimit të 25 tetorit.

Deklarata e publikuar më 21 tetor nga Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë përmendi raportimet për përgjim të paligjshëm të anëtarëve të opozitës dhe përpjekjet për të diskredituar e penguar misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve.

Një analizë e pavarur forenzike nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë ka konfirmuar gati 20 raste të përdorimit të programeve të paligjshme të përgjimit që nga fillimi i vitit 2026.

Opozita dhe studentët i akuzojnë autoritetet për këto përgjime, ndërsa zyrtarët qeveritarë mohojnë se po spiunojnë kundërshtarët e tyre.

Ndryshim pushteti, vazhdimësi ndaj Kosovës

Gara mes SNS-së së Vuçiqit dhe Listës Studentore pritet të jetë e ngushtë, por sondazhet japin rezultate të ndryshme.

Faktor Plus e nxjerr listën e Vuçiqit përpara, me 48.6 për qind kundrejt 37.1 për qind për studentët. Ndërkaq, platforme serbe per analiza politike dhe sondazhe, NSPM, u jep epërsi këtyre të fundit, me 44.4 për qind kundrejt 41.7 për qind.

Për Kosovën, megjithatë, ndryshimi i pushtetit në Beograd nuk do të nënkuptonte domosdoshmërisht ndryshim të qëndrimit ndaj shtetësisë së saj. Siç tregojnë edhe qëndrimet e studentëve për politikën e jashtme, kundërshtimi i pavarësisë së Kosovës mbetet pikë e përbashkët mes dy blloqeve.

Në maj, lëvizja studentore e konkretizoi këtë qëndrim përmes një memorandumi, në të cilin e quajti Kosovën “pjesë të patjetërsueshme dhe përbërëse” të Serbisë.

Serbët e Kosovës mes listës së Vuçiqit dhe asaj studentore

Sipas Marko Savkoviqit, bashkëpunëtor i Qendrës për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë në Beograd, kundërshtimi i shtetësisë së Kosovës nuk filloi me Vuçiqin dhe nuk ka gjasa të përfundojë me të. Ai vlerëson se hapësira politike për një qasje thelbësisht tjetër ndaj statusit të Kosovës mbetet shumë e kufizuar.

“Kur bëhet fjalë për kundërshtimin e vetë shtetësisë së Kosovës si koncept, kjo është sigurisht politikë shtetërore dhe këtu mund të pritet njëfarë vazhdimësie, kushdo që të jetë në pushtet në Serbi. Opsionet politike që e pranojnë gjendjen de facto, sepse Kosova de facto është shtet, janë të pakta, janë në margjinat politike”, thotë Savkoviq për programin Expose të Radios Evropa e Lirë. /Ekrem Idrizi, REL/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Tani

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 8 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 8 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 8 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 11 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 10 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.