AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Nga Lozana në Zyrih, shqiptarët e Zvicrës ruajnë lidhjet me vendlindjen

Nga bizneset familjare në Lozanë te nismat kulturore në Zyrih dhe Nojshatel, shqiptarët që prej dekadash jetojnë në Zvicër përpiqen të ruajnë gjuhën, kujtesën dhe lidhjet me vendlindjen, duke ndërtuar njëkohësisht jetën e tyre në vendin helvetik.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
17 seconds më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 10 23 14 48 00
Veli Berisha (qendër) gjatë një ekspozite me objekte historike në Nojshatel

Valbona Mulliqi jeton prej dekadash në Lozanë të Zvicrës, por jeta e saj vazhdon të jetë e ndarë mes tri vendeve – Zvicrës, ku punon dhe jeton me familjen, Shqipërisë, ku ka lindur, dhe Kosovës, ku kaloi një pjesë të jetës.

E lindur në Durrës dhe e rritur edhe në Gjakovë, ajo është pjesë e komunitetit prej mbi 190 mijë shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, shumica me origjinë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Së bashku me dy fëmijët, Eneon dhe Dean, Mulliqi menaxhon një lokal pranë qendrës së Lozanës, ku punonjësit shqiptarë dhe ata të kombësive të tjera ndajnë jo vetëm detyrat e përditshme, por edhe përpjekjet për të mësuar gjuhën shqipe.

E njohur nga miqtë si Bona, ajo vazhdon gjithashtu studimet për kontabilitet në Gjenevë, rreth një orë larg Lozanës.

“Më ka pëlqyer gjithë jetën të mësoj, që kur isha nxënëse në shkollën e mesme ‘Gjergj Kastrioti’ në Durrës”, thotë ajo.

Për Mulliqin, as dekadat e kaluara në Zvicër nuk i kanë zbehur lidhjet me Durrësin dhe Gjakovën. Ajo planifikon të udhëtojë së shpejti drejt Kosovës për t’u kujdesur për çatinë e dëmtuar të shtëpisë së prindërve, por më parë duhet të ndalet në Durrës.

“Duhet të kryej disa pagesa për ujin dhe dritat e banesës që kam atje”, shpjegon ajo.

Historia e saj pasqyron përvojën e shumë shqiptarëve të Zvicrës, të cilët kanë ndërtuar një jetë të re larg vendlindjes, pa shkëputur lidhjet familjare, ekonomike dhe kulturore me vendet nga vijnë.

Kujtesa e luftës dhe një kullë e rindërtuar

photo 2026 10 23 14 43 28
Valbona Mulliqi, dhe fëmijët e saj, Eneo dhe Dea, në lokalin që menaxhojnë Lozanë

Në një mbrëmje në Lozanë, Mulliqi ka ftuar disa bashkatdhetarë nga Kosova. Biseda kthehet te viti 1999, kur lufta detyroi mijëra familje kosovare të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe të kërkonin strehim në Shqipëri.

Mes tyre ishte edhe Xhevat Sejdiaj, i cili kujton se gjatë asaj periudhe ishte strehuar në Qerret të Durrësit, një zonë ku prej dekadash jeton edhe një komunitet familjesh me origjinë nga Kosova.

Por një tjetër histori e Sejdiajt lidhet me përpjekjen e tij për të rindërtuar një kullë tradicionale prej guri në fshatin e lindjes në Kosovë.

“Kulla ishte rrënuar para se të lindja unë dhe në fillim të gjithë i kisha kundër, madje edhe Miniren”, thotë ai, duke treguar nga bashkëshortja.

Pas daljes në pension, Sejdiaj u kthye në fshatin e tij dhe drejtoi punimet për rindërtimin e kullës 9.7 metra të lartë, një përpjekje që e dokumenton me fotografi në telefonin celular.

“Duhet ta ndërtoja në respekt të babës tim dhe të varfërisë në të cilën na rriti e na shkolloi”, shprehet ai.

Për Sejdiajn, rindërtimi i kullës nuk ishte thjesht një investim në pronën familjare, por një mënyrë për të ruajtur kujtimin e të atit dhe historinë e familjes.

Nga Zvicra në Siçili, për trashëgiminë arbëreshe

photo 2026 10 23 14 45 48
Veli Berisha pozon me shtatoren e Skënderbeut në Siçili

Disa ditë më vonë, udhëtimi vazhdon drejt Nojshatelit, në shoqërinë e Veli Berishës, një inxhinier 43-vjeçar, i lindur në Zvicër në një familje kosovare.

Berisha punon prej vitesh në një ndërmarrje industriale në Bernë, por një pjesë të kohës së lirë ia kushton promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në makinën e tij dëgjohet muzikë arbëreshe. Bashkëshortja, Aisha, tregon se interesi për komunitetin arbëresh të Italisë është kthyer në një angazhim familjar, që ka kontribuar edhe në ngritjen e një shtatoreje të Skënderbeut në Piana degli Albanesi, në Siçili.

“Vjehrri im fliste shpesh për arbëreshët, veçanërisht për viktimat që shkaktoi COVID-19 në Itali. Kështu lindi ideja e krijimit të monumentit të heroit tonë kombëtar në qytezën arbëreshe”, shpjegon Aisha, nënë e katër fëmijëve.

Veliu kujton mikpritjen e komunitetit arbëresh ndaj shqiptarëve të ardhur nga Zvicra dhe bashkëpunimin me përfaqësuesit e Horës së Arbëreshëve, siç njihet Piana degli Albanesi në gjuhën vendase.

Sipas tij, bashkëpunimi nuk kufizohet te ngritja e monumenteve, por synon të përfshijë brezat e rinj dhe ruajtjen e gjuhës.

“Synojmë të përfshijmë fëmijët në planet tona, dhe po ashtu edhe përpjekjet për mësimin masiv të gjuhës shqipe”, thotë Berisha.

Në Nojshatel, një ekspozitë me objekte historike, fotografi dhe gazeta shqiptare nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX ofron një tjetër dëshmi të përpjekjeve të diasporës për ruajtjen e trashëgimisë.

Organizatori, Ilir Xheladini, synon gjithashtu të mbledhë fonde për botimin e librit Après la liberté, të gazetarit të televizionit zviceran Alain Maillard.

Teatri shqiptar në Zyrih

studio aleksander moisiu zyrih 02
Studio e aktrimit Aleksandër Moisiu në Zyrih

Një tjetër histori e diasporës shqiptare gjendet në Zyrih, ku prej shumë vitesh jeton dhe punon aktorja Liri Lushi, e njohur për publikun shqiptar nga skena e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Ne e njohim Lirinë më së shumti si Shote Galica, interpretimin e saj e kemi parë kohë më parë në televizion”, thotë Valbona Mulliqi.

Lushi është e angazhuar këto ditë me përgatitjet për martesën e vajzës, ku pritet të marrin pjesë edhe bashkatdhetarë nga komuniteti shqiptar. Megjithatë, angazhimet familjare nuk e kanë shkëputur nga puna.

Aktorja ka qenë gjithashtu pjesë e përpjekjeve për të mbajtur gjallë teatrin në gjuhën shqipe në Zvicër.

Vite më parë, ajo drejtoi një studio shqiptare aktrimi në Zyrih, ku morën pjesë artistë profesionistë dhe amatorë nga Shqipëria, Kosova dhe qytete të ndryshme zvicerane.

“Shfaqjet u pritën mjaft mirë në qytete të ndryshme, por edhe jashtë Zvicrës”, kujton Lushi.

Për komunitetin shqiptar, aktivitete të tilla kanë shërbyer si hapësira takimi dhe si mënyra për të ruajtur gjuhën e kulturën në një mjedis shumëgjuhësh.

Prania shqiptare në Zvicër ka marrë formë nga disa valë migrimi, fillimisht nga ish-Jugosllavia dhe më vonë edhe nga Shqipëria.

Sipas Xhevat Sejdiajt, arsimimi dhe përgatitja profesionale kanë ndihmuar një pjesë të emigrantëve shqiptarë të integrohen në tregun zviceran të punës.

“Shqiptarët erdhën të përgatitur dhe të shkolluar dhe kjo e bëri më të lehtë sistemimin e tyre në punë, sipas profesionit”, tha ai.

Që nga vitet 2000 numri i qytetarëve nga Shqipëria është rritur ndjeshëm, por kosovarët mbeten në shumicë.

photo 2026 10 23 14 48 00

Nga Lozana në Zyrih, shqiptarët e Zvicrës ruajnë lidhjet me vendlindjen

07:54 | 25/10/2026
foto 1

‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin në Tiranë

21:17 | 24/10/2026
whatsapp image 2026 10 23 at 10.49.22 am

Nga flamingot te gazi lotsjellës: Katër muajt e një studenteje në protestë

08:41 | 24/10/2026
BE mbështet Shqipërinë me 80 milionë euro për krizën energjitike

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

16:00 | 23/10/2026
studentet e mjekesise ne proteste

Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protuestuesve

15:19 | 23/10/2026
photo 2026 10 15 12 57 04

Policia kritikohet për kontrollin e telefonave të protestuesve në shkelje të ligjit

07:47 | 23/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.