Kryeministri Rama u bën sërish ftesë për dialog studentëve
25 Tetor 2026 |
08:15
Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve mëngjesin e kësaj të diele.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama ka treguar se ka vendosur sërish ftesat për dialog jashtë ambienteve të Kryeministrisë.
Në pamje shihet një tavolinë prej guri, mbi të cilën janë vendosur ftesat me mbishkrimin “Dialog”, ndërsa përreth saj ndodhen karrige dhe ulëse prej guri.
Ndërkohë, studentët kanë refuzuar të gjitha ftesat e mëparshme për dialog, duke vijuar të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit.
Lajme të Sugjeruara
Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, radhë të gjata votuesish në Beograd dhe në qendrat ku votojnë qytetarë nga Kosova
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, 18 lista zgjedhore me gjithsej 2,418 kandidatë garojnë për 250 vende në Asamblenë Popullore, ndërsa nëntë prej listave...
Berisha pas protestës: Kryeqyteti përjetoi një ditë dhe natë terrori, dhunë ndaj protestuesve paqësorë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për shtyp pas përfundimit të protestës në Tiranë, duke ngritur serish akuza mbi Policinë...
Edlira Çepani: Jam pa fjalë, nuk e kuptoj dhunën ndaj të rinjve dhe grupeve të ndihmës së parë
E ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Review” me Greta Topjanën, aktivistja Edlira Çepani u shpreh e shqetësuar për reagimin e policisë ndaj protestuesve....
- 08:08 Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, radhë të gjata votuesish në Beograd dhe në qendrat ku votojnë qytetarë nga Kosova
- 22:48 Berisha pas protestës: Kryeqyteti përjetoi një ditë dhe natë terrori, dhunë ndaj protestuesve paqësorë
- 22:18 Edlira Çepani: Jam pa fjalë, nuk e kuptoj dhunën ndaj të rinjve dhe grupeve të ndihmës së parë
- 21:45 Mbyllet protesta në Tiranë, 13 të lënduar dhe disa persona të shoqëruar
- 21:37 Ditmir Bushati për protestat: As dhuna dhe as brutaliteti policor nuk janë zgjidhje për situatën aktuale
- 21:20 Tritan Shehu nga Trauma: Dhunë ekstreme, protestuesit me plagë të rënda nga plumbat e gomës