Nis ora dimërore, akrepat e orës kthehen 60 minuta pas

25 Tetor 2026 | 08:20

Sot, të dielën e fundit të tetorit, akrepat e orës janë zhvendosur 60 minuta pas, duke rikthyer orën dimërore.

Në orën 03:00 të mëngjesit, ora shkoi automatikisht 02:00, duke bërë që njerëzit të flenë një orë më shumë.

Ndryshimi i orës sjell më shumë dritë në orët e mëngjesit, por më pak orë me dritë gjatë pasdites. Për disa qytetarë, ky ndryshim është i favorshëm, ndërsa për të tjerë ndikon në organizimin e ditës dhe të aktiviteteve të përditshme.

Çdo vit, ora ndryshon të dielën e fundit të tetorit, kur nis llogaritja e kohës dimërore, dhe të dielën e fundit të marsit, kur kalohet në orën verore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri Rama u bën sërish ftesë për dialog studentëve

Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve mëngjesin e kësaj të diele. Përmes një videoje të publikuar në...
08:15 | 25/10/2026

Vijon protesta dhe sot, të rinjtë mblidhen sërish në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit

Pas protestës së djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, të rinjtë kanë paralajmëruar vijimin e tubimeve edhe sot....
08:11 | 25/10/2026

Sot zgjedhjet parlamentare në Serbi, radhë të gjata votuesish në Beograd dhe në qendrat ku votojnë qytetarë nga Kosova

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, 18 lista zgjedhore me gjithsej 2,418 kandidatë garojnë për 250 vende në Asamblenë Popullore, ndërsa nëntë prej listave...
08:08 | 25/10/2026