Pas dhunës barbare të policisë, Rama provokon sërish me karrige e stola - Studentët ia shembën e thyen 4 ditë radhazi

Pas dhunës barbare të policisë, Rama provokon sërish me karrige e stola - Studentët ia shembën e thyen 4 ditë radhazi

08:41, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Megjithëse studentët dhe rinia shqiptare janë shprehur qartë, kreu i bandës së dhunuesve me uniformë Edi Rama vazhdon të këmbëngulë në kërkesën e tij për të dialoguar me ta.

Sërish ditën e sotme, ai ka vendosur përpara Kryeministrisë një tavolinë dhe stola prej guri, si dhe disa karrige, të cilat u copëtuan në ditët e mëparshme nga protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme.

Kërkesë që protestuesit e cilësojnë si të panegociueshme.

Me protestën e studentëve janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë njoftuar bojkotin e mësimit. Ata çdo ditë dalin në marshim nga Universitetit Politeknik deri te kryeministria, në shenjë solidariteti me të rinjtë duke kundërshtuar dhunën policore ndaj tyre, dhe duke mbështetur kërkesën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco