Obama kritikon Trumpin për luftën në Iran dhe çmimet e larta: Këto zgjedhje janë shansi ynë i fundit

25 Tetor 2026 | 08:54

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar administratën e Donald Trump për luftën në Iran dhe rritjen e çmimeve të konsumit, teksa ka nisur fushatën në mbështetje të demokratëve përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA.

“ Këto zgjedhje janë shansi ynë i fundit më i mirë për të frenuar të paktën disa nga marrëzitë e kësaj administrate”, u shpreh Obama para turmave në Ohajo të shtunën.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump vlerësoi politikat e administratës së tij për imigracionin dhe tarifat gjatë një tubimi në Gjeorgji, duke deklaruar se “jemi në epokën e artë të Amerikës”.

Zgjedhjet e mesmandatit, që do të mbahen më 3 nëntor, do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin amerikan për pjesën e mbetur të mandatit të Trump dhe sa hapësirë do të ketë presidenti për të zbatuar planet e tij.

Votimi i parakohshëm ka nisur tashmë, ndërsa Trump votoi të shtunën në Florida, së bashku me bashkëshorten e tij, Melania Trump.

Gjatë fjalimeve të mbajtura në Ohajo dhe Miçigan, Obama kritikoi Trumpin dhe anëtarët e kabinetit të tij, duke ironizuar në një moment edhe përpjekjet e presidentit për të ridekoruar Shtëpinë e Bardhë.

“Pas dy vitesh kaosi, mizorie, korrupsioni dhe paaftësie, të tilla që nuk i kemi parë në epokën moderne, keni një shans të thoni: ‘Mjaft më’”, deklaroi ish-presidenti në Cleveland.

Obama tha se i kuptonte votuesit që në vitin 2024 nuk mbështetën demokratët për shkak të shqetësimeve ekonomike dhe inflacionit pas pandemisë së COVID-19. Megjithatë, ai argumentoi se Trump duhet të mbajë përgjegjësi për gjendjen aktuale të ekonomisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përmbytjet në Argjentinë, dy viktima dhe mbi 2 mijë persona të evakuuar

Përmbytjet në verilindje të Argjentinës kanë shkaktuar vdekjen e dy personave dhe kanë detyruar më shumë se 2,000 të tjerë të largohen nga shtëpitë e...
19:41 | 24/10/2026

Zjarri përfshin ish-shtëpinë e Hitlerit “Eagle’s Nest”, në Gjermani

Një zjarr përfshiu “Folenë e Shqiponjës”, ish-vendstrehimin e Adolf Hitlerit në Alpet Bavareze, të shtunën, më 24 tetor. Vendi historik, i njohur në gjermanisht si...
19:39 | 24/10/2026

Rusia: Sulmi ukrainas la pa ujë dhe energji elektrike Krimenë

Një sulm ukrainas shkaktoi ndërprerje të furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Krimenë e pushtuar të shtunën, ndërsa një valë sulmesh me dronë goditi...
14:19 | 24/10/2026