Pasi urdhëruan dhunën barbare ndaj të rinjve, Edi Rama dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj po përpiqen të lajnë duart nga përgjegjësia.
Në një njoftim zyrtar thuhet se është urdhëruar nisja e hetimeve pasi një i ri u plagos me plumb në sy.
Në njoftim thuhet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për plagosjen e 28 vjeçarit Erjon Vishkulli nga efektivët e policisë.
I riu u qëllua nga policia me plumb gome në sy, ndërsa ndodhet në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
“Lidhur me incidentin gjatë të cilit 28-vjeçari E. V. pësoi dëmtim në sy, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi nisjen e menjëhershme të veprimeve përkatëse nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes.
Po në lidhje me këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për lëndimin e të riut gjatë protestës dhe i uron atij shërim sa më të shpejtë, ashtu si të gjithë qytetarëve, gazetarëve dhe punonjësve të Policisë që janë lënduar gjatë protestave në Tiranë”, njofton policia.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, urdhri i dhënë ishte që të përdorej dhunë e pakufizuar.
© SYRI.net
Rrjedhja e bombolës së gazit alarmon banorët në lagjen ’15 Tetori’ në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit
VIDEO/ Terrori i mercenarëve të Ramës në rrugët e Tiranës, momenti kur 6 policë dhunojnë një të ri
‘Më thanë ke sharë Ramën...’ Qytetari dëshmon dhunën barbare të narkobanditëve më uniformë: Grushta e shkelma nga 20 - 30 vetë