Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestat e ditëve të fundit në vend, duke e lidhur përshkallëzimin e situatës me mungesën e reagimit ndaj kërkesave të protestuesve dhe me mënyrën se si, sipas tij, autoritetet u janë përgjigjur atyre.
“Kur mbaron fjala, gjykon palla”, është shprehur Lubonja, duke nënvizuar se kjo situatë, sipas tij, vjen si pasojë e historisë dhe e një procesi të gjatë zhgënjimi e tensioni shoqëror.
Sipas Lubonjës, për 135 ditë protestat kanë qenë paqësore, ndërsa protestuesit kanë përdorur forma të ndryshme shprehjeje për të përcjellë mesazhet e tyre, përfshirë edhe simbole si flamingot dhe praninë e fëmijëve.
Megjithatë, sipas tij, kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh ndërsa përgjigjja e kryeministrit Rama ka qenë me arrogancë dhe gjuhë përçmuese.













