Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në Itali, pas asaj në Shqipëri. Vëllai i 28-vjeçarit, Emiljan Vishkulli tha se mjekët i kanë dhënë shpresa për rikuperimin e syrit dhe gjendja e Erjonit paraqitet e stabilizuar.

"Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm. Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin, të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente", u shpreh ai.

Edhe më herët kryeministri Edi Rama bëri me dije se është kujdesur personalisht për trajtimin e tij në klinikë të specializuar dhe transportin me charter. Një koment, e jep edhe për ata që sipas tij “keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën”.

"Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së mallkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën. Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni. Shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni" tha Rama. 

Ky rast sipas kryeministrit, duhet të jetë këmbanë alarmi sesa e rrezikshme është pjesëmarrja në protestë edhe për personat që rrinë rrotull dhunuesve.

Mjekët thanë se ditët në vijim do jenë vendimtare për të parë nëse i riu ka humbur apo jo shikimin. Pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale të shtunën në urgjencë nga mjekët e spitalit të Traumës, bluzat e bardha vlerësuan pas një konsulte të gjerë, ta transportojnë ata në një qendër të specializuar në Itali, për të bërë ndërhyrjen e dytë, shpenzimet e të cilës do të mbulohen nga shteti shqiptar, përfshirë transportin.

"Fatmirësisht sot kemi disa shenja pozitive... Situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje. stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë, ajo e vitrektomisë me heqjen e trupit të huaj, ndërhyrje që kryhet në shërbimin e QSUT-së Nënë Tereza, por për një ekspertizë më të mirë të detajuar...kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specializuar për retinën, traumat në Itali" tha Vilma Mema,  shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT

A i rrezikohet shikimi të riut? Mjekët thonë se kjo përgjigje kërkon ende kohë.

"Duke parë hap pas hapi si do të jetë gjendja e syrit, për një përmirësim maksimal. Kjo do duket në ditët në vijim" tha Mema. 

Për të zbuluar rrethanat se si u plagos në sy protestuesi 28-vjeçar, Erjon Vishkulli ka nisur një hetim nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Ai ishte në protestë, dhe dyshimet paraprake janë që të ketë marrë goditje nga një plumb gome, por grupi hetimor pritet të zbardhë dinamikën dhe përgjegjësit.

Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht, se kryepolici Skënder Hita urdhëroi “nisjen e menjëhershme të veprimeve përkatëse nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes”.

 I riu u transportua në spital nga automjeti i Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
I riu u plagos gjatë protestës së djeshme, flet i vëllai: Gjendja e Erjonit është e stabilizuar! Na kanë thënë fjalë të mira për rikuperimin e syrit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërsih në lidhje për mjekimin në Itali dhe ndërhyrjes kirugjikale të Erjon Vishkullit që mbeti i dëmtuar në sy në protestën e djeshme.

“Unë nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara”, shkruan Rama në rrjete sociale teksa ka shpërndarë edhe një intervistë televizive të vëllait të tij Emiljan Vishkulli.

Ai thotë se gjendja e të vëllait është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.

“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm.

Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë  përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin.. të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente.

Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira“, tha ai.

Ora 17:21
U plagos në sy, Erjon Vishkulli nga spitali i Romës: Do të hyj në operacionin e radhës, Zoti baft mrekulli!

Erjon Vishkulli, i riu që u lëndua në sy në protestën e djeshme, ka mbërritur në spitalin ‘Sancarlo’ në Romë. Ai e ka ndarë lajmin përmes rrjeteve sociale ku bën me dije se do të vijojë ndërhyrjen e radhës.

“Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës "Sancarlo" ku do të futem për një nga operacionet e radhës! Zoti baft mrekulli! Shqipëria e shqiptarëve”, shkruan Vishkuli.

Ora 17:18
'Jo për protagonizëm, por për humanizëm', Rama sqaron kush pagoi kurimin e të riut të plagosur në protestë: Iniciativën e mora unë personalisht, gjithçka e mundësoi shteti!

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se ka qenë ai personalisht që ka marrë iniciativën për dërgimin në Itali të të riut nga Elbasani, i plagosur në sy gjatë protestës së dhunshme të së shtunës në Tiranë, ndërsa transporti me avion mjekësor dhe shpenzimet për trajtimin e specializuar janë mbuluar nga shteti. Rama thotë se nuk ka ndërhyrë për të dalë protagonist i ngjarjes, por për të ndihmuar një qytetar të plagosur.

Sqarimi erdhi pasditen e kësaj të diele pas një postimi të motrës së të riut, ku pretendohet se dërgimi në Itali është mundësuar nga familja, miqtë dhe mbështetësit e saj, jo nga shteti. Rama e ka publikuar mesazhin në X, duke vënë pikat mbi rreth kësaj çështjeje dhe mohuar akuzat për protagonizëm duke thënë se edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar. 

Postimi i plotë i Ramës:

“Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj.

Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër!

Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit.

Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar.

Të shkuara edhe njëherë.”

 

Ora 16:46
Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën! Koha e atyre që shkatërrojnë po mbaron

1792581176_albanakoiu.jpg

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu akuzon ekranet dhe konfliktet e vjetra politike se po nxisin dhunën gjatë protestave, ndërsa e cilëson të papranueshme përdorimin për propagandë të plagosjes së të riut nga Elbasani.

Në një postim në Facebook, Koçiu shprehet se dhuna po rrezikon jetën e protestuesve dhe qytetarëve, duke e cilësuar plagosjen e të riut një kambanë alarmi. Ajo thekson se qeveria është angazhuar për trajtimin e tij në Itali dhe transportimin me avion mjekësor, ndërsa paralajmëron se “koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron”.

Postimi i plotë i Albana Koçiut:

“Dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve.

Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.

Qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor.

Koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre.”

Ora 12:30
U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar (VIDEO)

 

Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, është shprehur se 28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestës së dhunshme, do të dërgohet në Itali, për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale.

Ndërhyrja e dytë do të bëhet për heqjen e trupit të huaj nga syri (që dyshohet të jetë plumb gome i goditur nga Policia). Mema tha gjithashtu se pas operacionit të dytë, do të mund të ketë të dhëna nëse të riut i ka humbur plotësisht shikimi në syrin e majtë, ose jo.

“Unë do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e Spitalit të Traumës, dr. Elvisin, i cili ka kryer mbrëmë ndërhyrjen dhe mjekët e Shërbimit Universitar Nënë Tereza në QSUT. Sot kemi disa shenja pozitive pas konsultës me stafin e gjerë të kryer. Situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje. Përsëri stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë, ajo e vitektromisë me heqjen e trupit të huaj, që kryhet në shërbimin e QSUT-së Nënë Tereza, por për një rezultat më të mirë të mundshëm të 28-vjeçarit, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specialisuar për retinën, traumat në Itali. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët janë vënë në dispozicion për të kryer transportin e pacientit sot. Jemi në bashkëpunim me mjekët atje sesi do të kryhet ndërhyrja e dytë dhe si do të jetë vijimësia në të ardhmen. Përsa i kërket shikimit, është në të gjithë protokollet ndërkombëtare, kryhet ndërhyrja e parë dhe më pas pritet një ndërhyrje më e specializuar. Kjo do duket në ditët në vijim”, tha mes të tjerash Mema.

R.Xh/P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
3.0 / 5 (6 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • rezi: 25/10/2026 15:46

    Në 21 janar u vranë 4 njerëz me duar në xhepa de nuk e ruajti njeri ndërsa këtë heroin po e çokan në Itali....shpellarë të ndyrë...

    Përgjigju
  • Te shkuara: 25/10/2026 14:02

    Kjo tregon qe ska specialist ne Tiranë do zoti bejne dicka ekselenza Italiane ! Ka ardh koha qe Gen Z protestuesit student dhe Qeveria te futen ne negociata ! Ky djali duhet te jete po ashtu negociator pasi do zoti rekuperohet! Duhet nje zgjidhje per reformen zgjedhore dialog diplomatik! Aty ku diplomacia ka vdekur , gjémon dhuna! Te humbase shikimin do zoti jo, nje djale i ri per politiken e ditës shume keq !

    Përgjigju
  • Miri: 25/10/2026 12:50

    Pse nuk e sollet ne Gjermani ne kliniken time. E keni te njohur zonja Vilma?

    Përgjigju
  • Alex: 25/10/2026 11:38

    Mos harroni ta dergoni me shpenzimet e shtetit se u plagos ne krye te detyres.....

    Përgjigju
  • Alb: 25/10/2026 11:03

    Kjo ashte demokracia ha ha ha Lavdi PPSH

    Përgjigju
    • Qoftexhiu shqupit: 25/10/2026 12:27

      Po ti demokraci quan zjarrin qe i vune atij policit? Apo ai nuk eshte pjese e grupit Lushaj dhe hajde ta djegim. Shko mer qoftexhi i Saliut

  • Arta: 25/10/2026 11:01

    Te shkoje prap mbrapa Stresit se jane studente si stresi nga 40 vjec apo 50 vjec, ti shkoje mbrapa edhe plakut mere te mbroje pasurit e ktyre hajduteve si te majte e te djathte,Shikoni se po behen protesta edhe ne Milano per nuk u djeg e shkaterru asgje ,sepse policia e ushtria doli dhe nuk i la te ishin te maskume i shoqeruan ne polici kush ishte i maskum kurse ne tirane dalin nje grup vajzash qe ju fuket sikur po bejne dicka te bukur duke mbulu kto te maskuarit,

    Përgjigju
    • Or tej: 25/10/2026 14:44

      Kthehu e jeto nja 10vjet ne albanistan e pastaj fol bej krahasimet me shtetet tjera jo vetem se si funksionon policia por edhe mjekesia, arsimi, drejtesia or teeeejjjjj

    • Ergysi: 25/10/2026 12:34

      Ne koke tende Arta

  • Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43

    A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?