Gazeta franceze “Le Figaro” i ka kushtuar vëmendje përshkallëzimit të protestave në Tiranë, ku demonstratat kundër korrupsionit dhe kushteve të studimit janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.
Duke iu referuar raportimeve të Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), media shkruan se protesta e së shtunës zgjati më shumë se katër orë, ndërsa forcat e rendit përdorën edhe autobotët e ujit për të shpërndarë turmat.
Sipas “Le Figaro”, protestat që nisën kundër një projekti kompleks turistik të lidhur me familjen e presidentit amerikan Donald Trump kanë marrë një tjetër drejtim që nga mesi i tetorit, pas përfshirjes së nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve.
Gazeta citon autoritetet shqiptare, sipas të cilave numri i të plagosurve që nga nisja e protestave ka kaluar 300.
Artikulli i Plotë:












