Skip to content
25 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Marjana Koçeku e ftuar speciale e Kongresit të Partisë Demokratike Europiane, merr fjalën…

ShkodraWeb 25 October, 2026
koceku kongresi athin demokratet 2026

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku, përfaqësuese e Qarkut të Shkodrës, mori pjesë si e ftuar speciale në Kongresin e Partisë Demokratike Europiane (EDP), të zhvilluar më 23–24 tetor në Athinë, me ftesë të Sandro Gozit, eurodeputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Europiane.

Kongresi, i organizuar nën moton “The Final Countdown – It’s Time for Europe”, mblodhi përfaqësues politikë, eurodeputetë dhe personalitete ndërkombëtare për të diskutuar të ardhmen e demokracisë, mbrojtjen e lirive themelore dhe sfidat me të cilat përballet Europa.

Në programin zyrtar të Kongresit, Shqipërisë iu kushtua një hapësirë e veçantë me titull “Focus on Albania”, ku deputetja Koçeku ishte folësja e ftuar për të paraqitur zhvillimet e fundit politike në vend, protestat e studentëve dhe shqetësimet për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

Pjesëmarrja e saj vjen në një moment kur protestat studentore në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të institucioneve europiane.

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Video-2026-10-25-at-10.37.54.mp4

Gjatë fjalës së saj, Koçeku falënderoi veçanërisht Sandro Gozin për solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj të rinjve shqiptarë dhe protestave të tyre, duke theksuar rëndësinë që ka kjo mbështetje për qytetarët që kërkojnë llogaridhënie institucionale, drejtësi dhe ndryshim demokratik.

Në fjalimin e saj, Koçeku theksoi se aspirata europiane e Shqipërisë nuk mund të identifikohet me një qeveri apo një udhëheqës politik, por përfaqëson një ëndërr afatgjatë të të gjithë shoqërisë shqiptare për të ndërtuar një vend ku standardet demokratike dhe europiane të bëhen realitet.

“E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk është një qeveri dhe nuk është një udhëheqës. Ajo është ëndrra e kahershme e një kombi dhe e një shoqërie që dëshiron t’i shohë vlerat europiane të realizuara në vendin e vet.”

Pjesë e Kongresit ishin gjithashtu François Bayrou, President i Partisë Demokratike Europiane, Jean-Noël Barrot, Ministër i Europës dhe Punëve të Jashtme të Francës, Neera Tanden, Presidente e Center for American Progress dhe ish-këshilltare e lartë e Presidentit amerikan Joe Biden, si dhe përfaqësues të tjerë europianë dhe ndërkombëtarë.

Nga Athina, qyteti ku lindi demokracia, Koçeku përcolli mesazhin se mbrojtja e demokracisë nuk mund të mbetet vetëm një angazhim deklarativ, por duhet të shoqërohet me qëndrime konkrete në mbrojtje të qytetarëve, të rinjve dhe lirive themelore.

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 25 tetor 2026…

TË FUNDIT

horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 25 tetor 2026…

ShkodraWeb 25 October, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 25 tetor 2026…

ShkodraWeb 25 October, 2026
tifoze vllaznia 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar “ngjyroset” kuqeblu, Vllaznia me një super ndeshje mund Tiranën

ShkodraWeb 24 October, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Marjana Koçeku e ftuar speciale e Kongresit të Partisë Demokratike Europiane, merr fjalën… 25 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 25 tetor 2026… 25 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 25 tetor 2026… 25 October, 2026
  • VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar “ngjyroset” kuqeblu, Vllaznia me një super ndeshje mund Tiranën 24 October, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Të gjithë drejtorët duhet të japin dorëheqjen, përfundon takimi në selinë e PS Shkodër 24 October, 2026
  • Protestë kombëtare në Tiranë, shumë aktorë dhe faktorë kanë premtuar mbështetje të studentëve… 24 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 24 tetor 2026… 24 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 24 tetor 2026… 24 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 24 tetor 2026… 24 October, 2026
  • VIDEO – Deputetja e pavarur e Shkodrës në fokusin e mediave ndërkombëtare, Marjana Koçeku në CNN… 23 October, 2026
  • E diela e fundit e muajit tetor, rikthen “orën dimërore”, do të ketë më pak orë me dritë deri në mars… 23 October, 2026
  • VIDEO – “Ai me iniciale, ne po flasim pa iniciale”, Berisha i përgjigjet Ramës “me të njëjtën monedhë”… 23 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

koceku kongresi athin demokratet 2026

VIDEO – Marjana Koçeku e ftuar speciale e Kongresit të Partisë Demokratike Europiane, merr fjalën…

ShkodraWeb 25 October, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 25 tetor 2026…

ShkodraWeb 25 October, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 25 tetor 2026…

ShkodraWeb 25 October, 2026
tifoze vllaznia 2026

VIDEO – “Klasikja” e futbollit shqiptar “ngjyroset” kuqeblu, Vllaznia me një super ndeshje mund Tiranën

ShkodraWeb 24 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.