Nga përpunimi i të dhënave zyrtare të Gjykatës së Tiranës, rezulton se rreth 80 përqind e studentëve protesues janë liruar menjëherë nga gjykata, pas arrestimeve të dhunshme nga efektivët e Policisë së Shtetit, në periudhën nga 16 deri në 21 tetor 2026.
Zyrtarët të Policisë së Shtetit kanë njoftuar se, përgjatë ditës së revoltës studentore kundër korrupsionit qeveritar, janë arrestuar një numër i konsidereshëm personash, të dyshuar kryesisht për veprat penale të “kundërshtimit të forcave të policisë” apo të “shkatërrimit të pronës”.
“Boldnews.al” konsultoi të dhënat zyrtare nga Gjykata e Tiranës mbi masat e sigurimit të aplikuara nga trupat gjykuese për të rinjtë dhe të miturit e prangosur gjatë këtyrë ditëve të protesës.

Ndërkohë që protesta dhe veprimet policore vijojnë, deri në datën 20 Tetor rezulton se kanë dalë para trupave gjykuese në total 192 persona.












