Rama nxori sërish karrige e tryezë për dialog me protestuesit, turistët “nuk i lënë bosh”, ulen dhe fotografojnë njëri-tjetrin
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke bërë publike paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, siç e ka quajtur ai.
“Kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë. Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari.
Përgjegjësia është vetjake, kufizimet do të jenë të përkohshme. Paketa është me 6 instrumente, një akt normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël, ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve në bizneset e vogla, disa ndryshime në ligjin për tubimet, regjistër elektronik i posaçëm për dhunuesit urbanë, një ndryshim në kodin e etikës së mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Penal të Shqipërisë”, u shpreh ai.
“Edhe këtë flamë fatkeqësie jo natyrore do ta shuajmë përballë protestuesve dhunues”, tha Rama.
VIJON…
Top Channel