Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama për kërkesën e dorëheqjes: Nuk mund të ma imponojnë me dhunë, jam i gatshëm për dialog

    Rama paralajmëron paketën kundër dhunës: Ndryshime në Kodin Penal dhe masa për protestuesit dhunues

    Kaos për mbi 6 orë në Tiranë, molotovë ndaj institucioneve dhe bizneseve, 13 të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Rama për kërkesën e dorëheqjes: Nuk mund të ma imponojnë me dhunë, jam i gatshëm për dialog
    Aktualitet

    Rama për kërkesën e dorëheqjes: Nuk mund të ma imponojnë me dhunë, jam i gatshëm për dialog

    October 25, 2026
    Rama: Nuk janë studentët! 'Fytyrat' e protestës janë paguar nga krimi i organizuar dhe duan t’ia ulin kokën Shqipërisë

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesave të opozitës për dorëheqjen e tij, gjatë deklaratës për mediat ku prezantoi paketën e re ligjore kundër dhunës dhe asaj që e cilësoi si “anarki urbane”.

    Kreu i qeverisë tha se kërkesa për largimin e tij është një e drejtë e qytetarëve, por theksoi se dorëheqja nuk mund t’i imponohet përmes dhunës apo formave të tjera të presionit. Njëkohësisht, Rama përsëriti gatishmërinë për dialog me këdo që dëshiron t’i paraqesë kërkesat e veta.

    “Kjo paketë nuk ka asnjë shpikje allashqiptarçe apo që bie ndesh me lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Kush nuk e do qeverinë apo do largimin tim, është e drejta e tij ta thotë apo ta kthejë në protestë këtë. Unë jam i gatshëm të ulem dhe të dëgjoj këdo që do të më parashtrojë kërkesat, sepse besoj se kush kërkon dorëheqjen time gabon duke menduar që mund të imponohet me dhunë apo formë tjetër, por nuk mendoj se ka gabim për çdo gjë që thotë apo mendon”, deklaroi Rama.

    Deklarata vjen në një klimë tensionesh politike, pas protestave të fundit në Tiranë, të shoqëruara me përplasje dhe dëmtime të institucioneve publike e bizneseve. Rama prezantoi gjithashtu gjashtë instrumentet e paketës ligjore, duke argumentuar se synimi është ndëshkimi i dhunës dhe mbrojtja e pronës.

    BE protesta rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama për kërkesën e dorëheqjes: Nuk mund të ma imponojnë me dhunë, jam i gatshëm për dialog

    October 25, 2026

    Rama paralajmëron paketën kundër dhunës: Ndryshime në Kodin Penal dhe masa për protestuesit dhunues

    October 25, 2026

    Kaos për mbi 6 orë në Tiranë, molotovë ndaj institucioneve dhe bizneseve, 13 të plagosur

    October 25, 2026

    Trump: Do të bëjmë biznes me Rusinë dhe Ukrainën pas përfundimit të luftës

    October 25, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.