Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave në vend.
Teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij, kreu i qeverisë nuk ka dhënë sinjale se do të largohet nga detyra, por hedhur sërish akuza ndaj opozitës, duke i lidhur protestat edhe me grupe që ai i cilëson si “ekstremistë Antifa” dhe me të ashtuquajturat “duar të huaja”.
Në vend të një përgjigjeje të drejtpërdrejtë ndaj kërkesave për dorëheqje dhe kritikave për gjendjen e vendit, Rama ka paralajmëruar një paketë të re ligjore kundër dhunës urbane, duke deklaruar se qeveria do të veprojë me vendosmëri ndaj personave që, sipas tij, nxisin dhe organizojnë akte dhune gjatë protestave.
“Edhe këtë flamë fatkeqësie natyrore do ta shuajmë me patjetër, nga njëra anë me vendosmëri përballë dhunuesve që nuk kanë asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të një matufi që e ka katandisur PD-në në maskë dhune, të ekstremistëve Antifa dhe duarve të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE dhe që nxisin maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentët”, deklaroi Rama.













