Real Madridi merr një goditje vetëm pak orë përpara El Clasicos ndaj Barcelonës, sfidë e vlefshme për javën e 10-të të La Liga-s. Portieri Thibaut Courtois nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës madrilene për shkak të një gjendjeje gripale.
Mungesa e belgut ka detyruar stafin teknik të ndryshojë planet në prag të përballjes me rivalët e përjetshëm. Në vend të Courtois, në skuadër është bashkuar portieri Ilia Voloshyn.
Përballja e kësaj të diele ka një rëndësi të veçantë për të dyja ekipet, pasi në lojë janë më shumë se tri pikët. Real Madridi synon të shkurtojë diferencën me katalanasit dhe t’i japë fund dominimit të Barcelonës në kampionat.
Nga ana tjetër, Barcelona do të kërkojë të vazhdojë serinë e fitoreve dhe të shmangë ndërprerjen e ecurisë pozitive në La Liga. El Clasico pritet të jetë një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, me ndikim të drejtpërdrejtë në garën për titull.


