Deputeti i PD Gjin Gjoni ka qenë i ftuar në Syri tv. Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, deputeti demokrat tha se veprimet e shtetit nuk janë veprime ligjore, por janë veprimet e një bande kriminale.
Bled Marku: Rama propozoi paketën ligjore për dhunën ndaj të rinjve. SPe kjo pakete ligjore e Edi Ramës.
Gjin Gjoni: Kjo është një paketë që shton akoma me tepër masat represive çon akoma më shumë drejt një neodiktature të Edi Ramës. Pasi ai ndodhet ne grahmat e fundit të them të drejtën, për shkak të mënyrës se si po e drejton shtetin, këtë periudhë që studentët, gjimnazistët dhe qytetarët janë në protestë. Është një masë represive që kërkon ta kalojë në mënyrë që të frikësojë, qytetarët, studentët dhe gjimnazistët. Por kjo nuk do arrihet kurrë.
Tanimë popullit i është zgjuar luani i cili flinte për shkak të dhunës, për shkak të terrorit, për shkak të mënyrës së sjelljes, për shkak të thyerjes së kafkave, të kockave, të dëmtimeve më plumba gome dhe gjithçka tjetër që kjo bande kriminale por përdor ndaj protestuesve. Raste që këni transmetuar ju por edhe televizionet tjera tregojnë që veprimet e shtetit nuk janë veprime ligjore janë veprime të një bande kriminale.
© SYRI.net