Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale. Në një pjesë të mesazhit të tij ai u bëri thirrje shqiptarëve në Serbi që të dalin në votime.
‘Zëri juaj duhet të ushtojë fuqishëm’, tha kreu demokrat.
Berisha: Berisha u bën thirrje shqiptarëve në Serbi: Dilni masivisht në votime, zëri juaj duhet të ushtojë fuqishëm
Para se të bëj një hyrje të shkurtër, duhet të bëj një ftesë për të gjithë shqiptarët e komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, në këto komuna dhe kudo që janë, të marrin pjesë në këto votime me të cilat krijuan një front të përbashkët në mënyrë që të kenë përfaqësimin më të madh të mundshëm.
Përfaqësimi i tyre në parlamentin e republikës së Serbisë është me një rëndësi të veçantë pasi zëri i tyre duhet të ushtojë fuqishëm në atë parlament, por edhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare sepse ata janë qytetarët më të shtypur në Evropë.
Ndaj dhe uroj që me votën e tyre të kenë përfaqësuesit më dinjitozë në parlamentin e republikës së Serbisë.
© SYRI.net