“28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali”, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: Gjendja është më e stabilizuar

25 Tetor 2026 | 12:36

Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, prof. Vilma Mema, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua në sy nga një plumb gome gjatë protestës së djeshme në Tiranë.

Ajo bëri me dije se pas konsultës me ekipin e mjekëve janë konstatuar disa shenja pozitive dhe gjendja paraqitet më e stabilizuar.

Për të vijuar trajtimin, është vendosur që i riu t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë në një klinikë të specializuar në Itali, ku do të bëhet heqja e trupit të huaj.

“Do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e spitalit të Traumës, me Dr. Elvis Veli, shefi i sherbimit te ORL, Okulistike dhe Kirurgji Maksilofaciale që kreu dje operacionin dhe mjekët e shërbimit Universitar “Nënë Tereza” në QSUT. Fatmirësisht sot kemi disa shenja pozitive, pas konsultës me stafin e gjerë të kryer dhe situata duke më e stabilizuar. Stafi ka arritur në përfundimin se duhet të kryhet edhe një ndërhyrje e dytë, me heqjen e trupit të huaj, ndërhyrje e cilat kryhet në QSUT por për një ekspertizë më të mirë dhe të detajuar, dhe një rezultat më të mirë të 28 vjeçarit, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specializuar në Itali.

Kemi kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të cilët janë vënë në dispozicion për transportin e pacientit sot dhe duke qenë në bashkëpunim me mjekun dhe stafin atje për të gjithë ecurinë në të ardhmen.

Sa i përket shikimit, është kryer ndërhyrja e parë brenda gjithë protokolleve në mënyrë korrekte nga Trauma dhe më pas pritet një ndërhyrje më e specializuar duke parë hap pas hapi se si do të jetë gjendja e syrit. Kjo do duket në ditët në vazhdim”, tha shefja e shërbimit të okulistikes, QSUT

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën e djeshme të studentëve në Tiranë, duke e cilësuar atë si një ditë triumfi për...
12:54 | 25/10/2026

Paketa ligjore për protestat, Bardhi: Antikushtetuese, po tenton të pengojë protestat e studentëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj paketës së re ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama kundër dhunës...
12:16 | 25/10/2026

Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon duke menduar se mund të imponohet me dhunë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se paketa e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane nuk cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve, duke theksuar...
11:59 | 25/10/2026