E diel, 25 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Rama jep dorëheqjen”, Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vlerësuar protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke e cilësuar atë si ditën kulmore të revoltës 12-ditore kundër qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha deklaroi se studentët kanë triumfuar, pasi sipas tij, dëshmuan se nuk ka dhunë, terror apo kërcënim që mund t’i mposhtë. Ai deklaroi se protestës i janë bashkuar edhe universitete dhe gjimnaze në disa rrethe të vendit.

Reklamë

Kreu i PD-së i cilësoi protestat si një lëvizje atdhetare, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe institucionet shtetërore për largimin e shqiptarëve nga vendi. Sipas Berishës, të rinjtë po protestojnë për të ardhmen e tyre dhe për të kundërshtuar emigracionin.

“Studentët triumfuan sepse ata u faktuan shqiptarëve, por edhe mbarë komunitetit ndërkombëtar se nuk ka dhunë, nuk ka terror, nuk ka kërcënim që mund t’i mposhtë ata”, u shpreh Berisha.

Reklamë

Ai e cilësoi protestën si një nga më atdhetaret që janë zhvilluar që prej vitit 1990, duke theksuar se të rinjtë kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe të mos detyrohen të largohen nga vendi.

 “Me praninë e tyre qytetarët i thanë kriminelëve me uniformë dhe kreut të organizatës kriminale se ne bëhemi parzmore e këtyre djemve dhe vajzave dhe ti e ke betejën e humbur”, deklaroi Berisha.

Në përfundim, kreu i PD-së i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke deklaruar se është përgjegjës për situatën politike në vend.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.