Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata

25 Tetor 2026 | 12:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën e djeshme të studentëve në Tiranë, duke e cilësuar atë si një ditë triumfi për të rinjtë.

Berisha deklaroi se protestuesit dëshmuan se dhuna dhe kërcënimet nuk mund t’i mposhtin, ndërsa e përshkroi tubimin si një protestë atdhetare. Sipas tij, kjo shpreh dëshirën e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, dita e djeshme ishte një ditë kulmore e revoltës 12-ditore të studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës, por e vërteta është se në grevën e tyre janë përfshirë edhe universitetet dhe gjimnazet në disa rrethe të vendit.

Thashë dita e djeshme ishte një ditë në të cilën qytetarët triumfuan, studentët triumfuan.

Studentët triumfuan sepse ata u faktuan shqiptarëve, por edhe mbarë komunitetit ndërkombëtar se nuk ka dhunë, nuk ka terror, nuk ka kërcënim që mund t’i mposhtë ata.

Se ata janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim kauzën e tyre kundër një narkodiktatori dhe institucioneve të narkoshtetit që i detyron me vjedhjet, krimin, të largohen nga Shqipëri.

Ka pasur shumë protesta nga viti 1990 gjer sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës, por mund t’u them se kjo është protesta më atdhetare.

Kjo është thirrja që buron nga identiteti kombëtar, që buron nga shpirti, zemra e atyre mijëra e mijëra djemve dhe vajzave që na thonë se ne duhet të bëjmë Shqipërinë.

Që me protestën e tyre na thonë se nuk duam që të boshatiset ky vend.

Që na thonë se ne duam të ndërtojmë ëndrrat tona të bukura në dheun tonë.

Pra, kjo thirrje në momentet më kritike të kombit, kurrë kombi ynë nuk ka qenë në një moment më kritik të zbrazjes së plotë të vendit tonë”, tha kreu i PD-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali”, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: Gjendja është më e stabilizuar

Shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, prof. Vilma Mema, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u dëmtua në...
12:36 | 25/10/2026

Paketa ligjore për protestat, Bardhi: Antikushtetuese, po tenton të pengojë protestat e studentëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj paketës së re ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama kundër dhunës...
12:16 | 25/10/2026

Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon duke menduar se mund të imponohet me dhunë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se paketa e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane nuk cenon liritë dhe të drejtat e qytetarëve, duke theksuar...
11:59 | 25/10/2026