Barcelona-Real, Pique parashikon rezultatin e “El Clasicos” dhe thumbon Mourinhon

Futboll Bota | 1 minutë më parë

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Piqué, ka parashikuar rezultatin e “El Clásicos” së shumëpritur mes skuadrës katalanase dhe Real Madridit, e cila është planifikuar të zhvillohet të dielën në “Spotify Camp Nou”, në kuadër të javës së dhjetë të kampionatit spanjoll.

Në një intervistë me ish-yllin meksikan Miguel Layún, Piqué parashikoi fitoren e Barcelonës, duke kujtuar një humbje të thellë që kishte pësuar Real Madridi gjatë periudhës së parë të José Mourinhos në krye të ekipit.

Ish-ylli i kombëtares spanjolle deklaroi: “Herën e fundit që Mourinho erdhi në ‘Camp Nou’, skuadra e tij pësoi 5 gola. Mendoj se Barcelona do të fitojë 4-1. Ekipi i Flickut është aktualisht më i miri në botë, me një diferencë të madhe. Kjo nuk garanton se do t’i fitojnë të gjitha, por në La Liga, ata shënojnë mesatarisht 4 gola për ndeshje.”

Ish-lojtari i referohej ndeshjes së 29 nëntorit 2010, kur Real Madridi humbi 5–0 – “Clásico”-ja e parë në të cilën José Mourinho u përball me kundërshtarin në “Camp Nou”. Aktualisht, Barcelona kryeson La Liga-n me 27 pikë nga 9 ndeshje, ndërsa Reali renditet në vendin e tretë, 6 pikë pas, pas humbjeve ndaj Betis-it (1–0) dhe Atlético-s (2–1).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme