Grabitet sulmuesi i Napolit, hajdutët hyjnë në shtëpinë e tij dhe vjedhin orë e bizhuteri

Futboll Bota | 1 minutë më parë

Një vjedhje ndodhi në shtëpinë e futbollistit të Napolit, Allison Almeida de Santos. Sipas Prefekturës së Napolit, sulmuesi (i cili ndodhej në banesën e tij në Giugliano në Campania), vuri re, sapo u zgjua herët këtë mëngjes, se në shtëpi kishte hajdutë.

Raportohet se janë marrë një orë dhe disa bizhuteri. Më pas, autorët u larguan me makinën e Allison Santos. Automjeti u gjet më vonë nga Karabinierët në bashkinë fqinje Villariça.

Allison Santos është aktualisht i dëmtuar. Dje, gjatë ndeshjes Napoli-Roma, ai ndodhej në tribuna duke ndjekur lojën e “të kaltërve”. Pas ngjarjeve të fundit, Prefekti ka urdhëruar një intensifikim të ndjeshëm të masave të mbikëqyrjes – me fokus të veçantë në zonat e banuara dhe akset kryesore rrugore në pjesën veriore të zonës metropolitane – me qëllim parandalimin e krimeve kundër pronës dhe personit, si dhe rritjen e ndjesisë së sigurisë te publiku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme