28-vjeçari rrezikon shikimin nga plumbat e policisë, çmendet Rama, sulmon studentët: Kriminelë, të paditur, errësira…

28-vjeçari rrezikon shikimin nga plumbat e policisë, çmendet Rama, sulmon studentët: Kriminelë, të paditur, errësira…

13:26, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa 28-vjeçari Erjon Vishkulli rrezikon të humbasë shikimin pas plagosjes me plumb gome gjatë protestës në Tiranë, kryeministri Edi Rama I shperfytyruar ka reaguar me tone të ashpra ndaj protestuesve dhe atyre që i akuzon si nxitës të dhunës, duke përdorur shprehje si “kriminelë”, “të paditur” dhe “errësira”.

Në një postim në platformën X, Rama e cilëson pjesëmarrjen në protestat e dhunshme si të rrezikshme, ndërsa fajëson personat që, sipas tij, organizojnë dhe nxisin përplasjet me policinë.

Kryeministri nuk i kursen akuzat as ndaj të rinjve të përfshirë në protesta, duke pretenduar se mes pjesëmarrësve ka persona të paguar, kriminelë, të rinj të paditur dhe fëmijë të mitur.

“Lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur”, shkruan Rama.

Deklarata vjen pas plagosjes së rëndë nga policia e Ramës, të Erjon Vishkullit, i cili ka treguar se u godit papritur në sy gjatë protestës, ndërsa ndodhej rreth 30 metra larg forcave të policisë. Sipas dëshmisë së tij, pas goditjes bëri vetëm disa hapa dhe u rrëzua në tokë.

Plumbi i gomës ndodhet ende në syrin e majtë të 28-vjeçarit, ndërsa ekziston shqetësimi se dëmtimi mund t’i shkaktojë pasoja të përhershme në shikim.

Postimi i plotë:

“Pjesëmarrja në protestat e dhunshme është sigurisht e rrezikshme edhe për vetë dhunuesit dhe ata që rrinë rrotull tyre, aq më tepër kur dihet tanimë edhe botërisht që në këto protesta është edhe dora e një matufi maniak me një biografi të pasur me zjarrvënie e me gjakderdhje.

Më vjen shumë keq kur kushdoqoftë lëndohet fizikisht, qoftë edhe një protestues i dhunshëm, por si mund të shmanget çdo lëndim i mundshëm nëse dhuna e dikton natyrën e një proteste?!

Kjo është një pyetje retorike dhe lëndimi i djalit nga Elbasani duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, po mbi të gjitha për nxitësit e dhunës që propagandojnë nga ekranet e korruptuara televizive dhe nga pasqyrat e tyre sociale apo më zi akoma që paguajnë për mish për top lloj-lloj individësh, nga kriminelë, te djem të paditur e deri te fëmijë të mitur

Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën:

Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit!

Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së mallkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!

Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni me urrejtjen e pangushëllueshme të asaj dore, por duke ua kujtuar më mirë se kurrë shqiptarëve se kush jeni.

Dhe shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni.”


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco