La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, pas samitit të Këshillit Evropian që pritet të zhvillohet në Romë. Ky hap do t’i rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Sipas një raportimi të La Repubblica, ky skenar është diskutuar nga Meloni gjatë takimeve të fundit me aleatët e saj në qeveri, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi.
Sipas raportimit, samiti evropian në Romë, i parashikuar për të shënuar 70-vjetorin e nënshkrimit të Traktateve të Romës, mund të shërbejë si momenti i fundit i rëndësishëm ndërkombëtar për kryeministren përpara se t’i kërkojë Presidentit të Republikës shpërndarjen e Parlamentit dhe caktimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Data e parë e mundshme për votimet do të ishte 16 maji 2027, ndërsa skenari që konsiderohet më i mundshëm është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale në të njëjtën ditë, gjatë muajit qershor.
La Repubblica shkruan se bashkimi i dy proceseve zgjedhore do të ishte një mundësi për të organizuar votimet e parakohshme, disa muaj përpara përfundimit të mandatit aktual parlamentar, që pritet në vjeshtën e vitit 2027.
Megjithatë, drejtuesit e koalicionit të djathtë vazhdojnë të deklarojnë publikisht se zgjedhjet do të zhvillohen në afatin e zakonshëm. Për momentin, nuk ka një njoftim zyrtar për dorëheqjen e Melonit apo për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Paralelisht me diskutimet për zgjedhjet parlamentare, kampi i djathtë në Itali ka përshpejtuar punën për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale në qytetet kryesore të vendit.
Sipas La Repubblica, mes qyteteve ku pritet të zhvillohet një garë e rëndësishme janë Roma, Milano, Napoli, Torino dhe Bolonja. Përzgjedhja e kandidatëve ka sjellë diskutime brenda partive të koalicionit, ndërsa drejtuesit synojnë të gjejnë një marrëveshje përpara se fushata zgjedhore të hyjë në fazën intensive.
Më tej theksohet se zhvillimet e muajve të ardhshëm do të jenë vendimtare për përcaktimin e kalendarit politik italian, ndërsa ideja e zgjedhjeve të parakohshme mbetet, deri tani, një skenar i raportuar nga mediat dhe jo një vendim i shpallur zyrtarisht.
Trump voton në Florida për zgjedhjet e mesmandatit: Mbështes republikanët, ne fitojmë!
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit
Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura
- 13:43 Çfarë presin serbët e veriut të Kosovës nga zgjedhjet në Serbi?
- 13:31 Zgjedhjet në Serbi, pjesëmarrja arrin në 34,55% deri në orën 12:00
- 13:14 Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë
- 13:05 Rama për 28-vjeçarin e plagosur në protestë: Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit, u mora personalisht për kurimin e tij në Itali
- 12:54 Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata
- 12:36 “28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali”, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: Gjendja është më e stabilizuar