Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u mbledhur në një tryezë pa maska ?
Në çdo luftë të përgjakshme, edhe kur ka mijëra të vrarë, palët zakonisht mbajnë kanale komunikimi dhe zhvillojnë negociata për armëpushim ose paqe.
Izraelitët negociojnë me palestinezët.
Amerikanët negociuan me talebanët.
Irani ka negociuar me Washingtonin.
Ukraina dhe Rusia bëjnë raunde negociatash.
Edi Rama mund të largohet sot, por çfarë ndodh nesër: Do shpallen zgjedhje të parakohshme apo do kemi një qeveri teknike me kryeministër kukull që e zgjedhin Rama dhe Berisha?
Kam 6 muaj që qindra të paditur thonë se Shqipëria, deri në zgjedhje, të mos qeveriset nga PS-ja apo PD-ja, por nga një qeveri teknike.
99% nuk e kuptojnë fare këtë nocion.
Shqipëria ka pasur tri herë qeveri teknike:
1991 – qeveria e stabilitetit.
1997 – qeveria e pajtimit.
2017 – qeveria e Lulzimit.
Në të tria rastet, kryeministri dhe ministrat janë propozuar si teknikë dhe jo politikë, por nga tryeza e dialogut të partive. Më pas, procedura është:
* Dekretohen nga presidenti.
* Votohen nga parlamenti.
Për këto arsye, po u bëj një pyetje protestuesve me maska apo flamingove:
* Nëse Rama sot jep dorëheqjen, kush e propozon nesër kryeministrin e ri të qeverisë teknike?
* Rama? Berisha? PS-PD?
* Maskat? Flamingot? Populli? Kush prej tyre, se ata s’kanë as lider dhe as përfaqësi?
* Po ministrat, kush do t’i propozojë?
* Po pas propozimit, kush do t’i votojë?
* Kush e vendos kohën se sa do të zgjasë kjo qeveri?
Protestuesit tentuan të zgjedhin një asamble qytetare me 300 persona dhe ditën e parë që u mblodhën në një sallë, u rrahën me njëri-tjetrin.
A mund të na thonë ku humbi kjo iniciativë e dështuar e “asamblesë qytetare”?
Pse, me këto eksperienca qesharake, kërkojnë të bëjnë revolucionin?
A e dini pse ambasadat e huaja, Washingtoni apo BE-ja nuk e përkrahin protestën?
Sepse s’kanë me kë të negociojnë.
Gjashtë muaj kanë që duan të kenë takime dhe s’kanë as lider, as zëdhënës, as kryesi. Thjesht janë një lëvizje anarkike.
Kush do propozoj emrat e ministrave dhe kryeminiatrit apo çdo protestues do nxjerr nga një emër dhe do kemi 2000 kandidat dhe kush do përzgjedh keta?
Si mund të mbështesin SHBA-ja dhe BE-ja largimin e Ramës pa pasur një garanci se kush do të vijë pas tij? Prandaj, protestuesit me maska duhet t’ia nxjerrin fytyrën atij që duan të zëvendësojë Ramën dhe t’ia tregojnë popullit dhe ndërkombëtarëve që ky është njeriu që do të drejtojë Shqipërinë pas Ramës.
Nëse këta protestues nuk organizohen, nuk strukturohen, nuk përfaqësohen, nuk programohen, nuk institucionalizohen, atëherë ata nuk duan as largimin e Ramës dhe as qeveri teknike, por vetëm destabilizimin e Shqipërisë.
Koha po kalon dhe zgjedhjet po afrojnë.
Nëse protesta nuk ka logon dhe partinë e saj politike, atëherë kë do të votojnë shqiptarët në fletën e votimit? Sërish PD-PD.
Ndryshimi nuk mund të vijë as nga gjimnazi i Kamzës dhe as nga gjimnazi i Laprakës, se ata nuk kanë as të drejtë vote -18 vjeç.
Ramën nuk do ta largojmë dot dhe as qeveri teknike nuk do të zgjedhim dot nëse protestuesit, nga bomba molotov, nuk transformohen në bomba juridike dhe institucionale për ta marrë pushtetin si formacione politike dhe jo si njësi guerile.
Në të kundërt, në fund do të kemi atë shprehjen:
“Luftën e bëjnë heronjtë, por pushtetin e marrin sërish maskarenjtë.”
Disa thonë le të ik Rama dhe të vijë kush të dojë.
Në fakt nëse protestuesit nuk kanë nje emër për kryeministër, atëhere Rama jep dorëheqjen dhe shkon në zgjedhje dhe fiton sërish sepae rikandidimin e ka të drejtë kushtetuese due s’ja ndalon dot.
Në fakt ka vetëm një arsye pse protestuesit nuk organizohen, sepse mes tyre janë futur kolonë e 5-të, njerzit e Berishës, Metës, Agronit, Arlindit madje edhe të Edi Ramës por të gjithë vendosin shkopa që mos krijohet partia që duhet marri pushtetin apo të dal një lideri i ri i cili do bëhej kryeministri Shqipërisë dhe që të votohej më shumë se Rama.
Shqipëria ka nevojë për zgjidhje dhe zgjedhje dhe këto nuk mund ti arrijë as Rama me gazlotsjellës dhe as maskat me molotov.
Dita e votimeve po afron por ende votuesit nuk shohin në horizont alternativa të reja.
-
Historia në fakt është ndryshe dhe është e thjeshtë. Saliu mjeshtër meqë s'mund të bënte dhunë se do kujtohen njerëzit që ai se jepte shtetin me dhunë u tërhoq nga bulevardi kur s'kishte më terheqje partia e tij. Hapi rrugën e gjoja pelikaneve pra hodhi gurin fshehu dorën. Pati fatin që shumë forca antieuropiane e antishqiptare qenë gati dhe deshën t'ja marrin demostrimin. Prandaj s'ka përfaqësi protesta se do e marrin prapë i zoti. Sali ustai. Problemi është që s'po vritet njeri prandaj s'dinë ç'të bëjnë që t'a realizojnë. Hall i madh se tani meqë socialistët bënë 97 nuk quhet me e gabuar 97 pra na del që ustai e paska bërë vetë jo armiku socialist. Halli tjetër është që është minorancë dhe është momenti i fundit që të rikthehet ose do vdesë pa pushtet të tretë.
Përgjigju-
As mos e mendoni qeveri teknike ose dorheqe .Rama kapopullin me vete , s'keni per te aritur as njeren .o kreshnik berishist I thekur po si mund te flasesh ti qe ke qene pjes e qeveri se saliut .Qepe gojen o derdimen faji I tv qe te theresin per te mbushur programet .
-










Komente
Komento