Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit. Si pasojë, kanë mbetur të plagosura një grua dhe vajza e saj, të cilat udhëtonin me një automjet tip “Audi”.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përplaset me murin anësor.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.


