Dita e 13-të e protestës! Goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard. Policia ndërhyn me gaz dhe ujë, nuk mungojnë shoqërimet

25/10/2026 20:30

Sulm institucioneve, gurë, ujë dhe gaz lotsjellës! Kaosi në Tiranë vijoi edhe përgjatë të dielës.

Protestuesit sulmuan me gurë e molotovë forcat e rendit, të cilët u përgjigjën disa herë me ujë e gaz.

Protesta nisi te Ministria e Arsimit, por humbi qetësinë te Kryeministria. Të rinjtë dogjën karriget e dialogut të vendosura nga kryeministri Edi Rama.

Beteja e parë e protestuesve me policinë ishte te godina qeveritare, që ra pre e sulmeve, por të rinjtë u shpërndan pas ndërhyrjes së uniformave blu.

Gaz e spray me piper u përdorën edhe te Kryesia e Kuvendit, një tjetër institucion që u sulmua nga grupi i të rinjve.

Pre e sulmeve të protestuesve ranë edhe një bankë e disa biznese private përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Pas përplasjeve të forta në bulevardin kryesor të kryeqytetit, protestuesit marshuan drejt sheshit “Skënderbej”.

Flakët e molotovët shoqëruan protestuesit edhe në marshimin drejt sheshit, ndërkohë që nuk pati më reagim të fortë nga policia.

Pas disa orësh tension e përplasje, protestuesit dhe policia u tërhoqën nga fushëbeteja, ndërsa pas mbetën qetësia dhe dëmet e shkaktuara.

Përditësim orë pas ore:

 

https://top-channel.tv/2026/10/25/tubimi-ne-bulevard-protestuesit-thyejne-xhamat-e-kryesise-se-kuvendit416546546/

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej

Top Channel