Lajmi i fundit

Dita e 13-të e revoltës studentore në Tiranë

Të rinjtë fashojnë sytë në shenjë solidariteti me Erjon Vishkullin që u qëllua me plumb në sy

15:15, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të rinjtë nuk janë zmbrapsur nga kërcënimet dhe dhuna barbare e pushtetit të Edi Ramës. Ata janë mbledhur sërish sot, në ditën e 13-të të revoltës para Ministrisë së Arsimit, ku edhe janë solidarizuar me të riun Erjon Vishkulli, i cili u qëllua me plumb në një sy nga mercenarët e pushtetit të Ramës.

Një e re foli për Syri Tv me gazetaren Fjona Çela, ku tregoi se kishte fashuar syrin në shenjë solidariteti me të riun e plagosur rëndë. Ajo tregoi se ditët e para të revoltës ishte plagosur gjithashtu edhe vetë nga dhuna barbare e Policisë së Shtetit.

“Jemi me ty Erjon, mund të na shuajnë dritën e syrit, por jo të shpirtit”, – ishte pankarta që e reja mbante në duar.

“Kjo është një shenjë solidarizimi me Erjonin. Sot jemi të gjithë Erjoni. Stop dhunës ndaj të rinjve, të moshuarve. Ditët e para më kanë dhunuar edhe mua, më sulmuan me grushte policët. Ne nuk do të tërhiqemi, po protestojmë paqësisht për të drejtat e mia”, – tha ajo.

Më tej e reja ka ironizuar edhe kërcënimet e Ramës për penalizmin e hipjes në trenat që nuk ekzistojnë, “po jam frikësuar nga kërcënimet, sepse unë çdo ditë hipi në tren dhe do më prishë punë shumë”, – ironizoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco