Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00.
Grumbullimi i tyre ka nisur, ndërsa qytetarët e pranishëm vijojnë të shprehin pakënaqësitë dhe qëndrimet e tyre lidhur me çështjet që i kanë nxjerrë në protestë.
Forca të shumta policore kanë krijuar një kordon sigurie përreth institucionit, ndërsa në gatishmëri qëndron edhe një automjet që hedh ujë me presion.











