Fundjava bën bashkë në Lagunën e Nartës, peshkatarë jo vetëm nga Vlora, por dhe nga Fieri, Patosi e qytete të tjera.
Për peshkatarët sportiv kjo është mënyra e duhur të largohesh për disa orë nga zhurma dhe dinamikat intensive të jetës së përditshme.
“Kjo është adrenalinë më vete. Këtu nuk lodhemi, rrimë në ajër të pastër”, thonë ata.
Peshkatarët por dhe qytetarët që frekuentojnë këtë zonë të pasur naturore kërkojnë më shumë vëmendje ndaj infrastrukturës së lënë në rrënim.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur ndonjë ndërhyrje konkrete për rikonstruksionin e mëtejshëm të urës, e cila mbetet një element i rëndësishëm për aksesin drejt kësaj zone turistike, ndër më të frekuentuarat e Vlorës.
-
Ndertuar ne 2018 per 300 milion leke e tani duket sikur i ka rene bomba! Material i gabuar,ve bast qe nuk e kane lyer as me boje,as me ndonje nga ato verniket speciale qe mbrojne drurin nga agjentet atmosferike e kalbja.E vetmja menyre qe mund te rregullohet ajo piste eshte largqofte ndonje person thyen kemben,ose perfundon ne uje e te hedhe ne gjyq bashkine.Vetem keshtu i tund keta nga vendi,se dhe juve te mediave kane mesuar si t'ju percjellin me nga nje /s'ka ose presim fonde/,ose /e kemi gati projektin/.S.d.q pamja eshte shume e bukur dhe e paqte,nuk cuditem qe e pelqejne kaq shume.
Përgjigju









Komente
Komento