Kanë nisur tensionet e para në protestën që po zhvillohet përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Disa protestues kanë hedhur gurë drejt godinës së institucionit, ndërsa forcat e policisë qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.
Policia ka dislokuar në zonë edhe autobotët, pas përplasjeve të dhunshme të një dite më parë, ku mbetën të lënduar protestues dhe efektivë.
Ndërkohë, protestuesit kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke u kërkuar policëve arrestimin e tij.













