Lajmi se qeveria po mundëson specializimin në Itali të Erjon Vishkullit, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës, është përgënjeshtruar nga motra e tij.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ajo ka mohuar pretendimet se shteti po mbështet familjen për trajtimin e të riut, duke theksuar se familjarët dhe të afërmit po përpiqen të përballojnë vetë situatën.
Reagimi vjen pasi në rrjetet sociale u publikua lajmi se qeveria po mundësonte specializimin e tij në Itali.
“NJOFTIM ZYRTARE…Janë të gjitha mashtrime propoganda të Ramës për të dalë protagonist i ngjarjes vete dhe për ta kthyer ceshtjen në politike. Unë jam MOTRA e ERJON VISHKULLIT dhe e kanë cuar familha, miqtë dhe mbështetësit e familjes tonë dhe JO SHTETI. Shpërndani lajme të sakta.

Në një postim tjetër, mes dhembjes ajo akuzon politikën dhe i quan policët njerez të shitur

Reagimi i saj vjen pas publikimit të lajmit për trajtimin e mundshëm të Erjonit në Itali, duke hedhur poshtë pretendimet për ndërhyrjen e qeverisë dhe duke rikthyer vëmendjen te rrethanat e plagosjes së tij gjatë protestës.











