Protestuesit thyejnë ‘karriget e dialogut’ para Kryeministrisë, iu vendosin flakën

25 Tetor 2026 | 15:47

Protesta e cila nisi fillimisht para Ministrisë së Arsimit është zhvendosur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.

Pasi kanë mbërritur në shesh, situata ka shënuar momente të reja tensioni. Protestuesit kanë marrë dhe kanë thyer “karriget e dialogut” të vendosura nga kryeministri Edi Rama para Kryeministrisë, duke u vënë më pas flakën atyre në mes të rrugës.

Forcat e rendit ndodhen në gatishmëri në zonë për të monitoruar zhvillimet e mëtejshme dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Policia deri më tani nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka patur asnjë përplasje me protestuesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Pas hedhjes së gurëve në drejtim të godinës së Ministrisë së Arsimit dhe thirrjeve “Ju erdhi fundi”, grupe të rinjsh dhe protestuesish kanë nisur marshimin...
15:27 | 25/10/2026

Protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Ministrisë së Arsimit, thirrje: Ju erdhi fundi (VIDEO)

Situata para Ministrisë së Arsimit ka nisur të tensionohet, ndërsa protestuesit kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të godinës së institucionit. Tubimi, i cili...
15:22 | 25/10/2026

Shtohet numri i protestuesve para Ministrisë së Arsimit, situata e qetë dhe pa përplasje (VIDEO)

Numri i protestuesve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit po shtohet ndjeshëm, ndërsa grupe të rinjsh dhe qytetarësh po i bashkohen tubimit minutë pas minute....
15:07 | 25/10/2026