• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

by Preç Zogaj
25/10/2026 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Në historinë e demokracisë sonë, protestat e mëdha gjithmonë ia kanë deleguar opozitës negocimin e kërkesave politike. Qoftë për dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike apo shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Në vitin 1991, për shembull, greva e urisë e minatorëve të Valiasit dhe greva kombëtare e BSPSH-së imponuan dorëheqjen e kryeministrit Fatos Nano. Kjo ndodhi vetëm tre muaj pas fitores së thellë të socialistëve në zgjedhjet e para shumëpartiake të 31 marsit.

Grevistët ia besuan zgjidhjen në tryezë Partisë Demokratike në opozitë, e cila i kishte mbështetur brenda dhe jashtë Kuvendit. Mbi këtë mirëkuptim me krerët sindikalistë mori formë qeveria e stabilitetit. Ajo kishte një mandat njëvjeçar me detyra të qarta: ruajtjen e rendit, garantimin e shërbimeve, reformat e para të privatizimit dhe çuarjen e vendit në zgjedhje.

Në mars të vitit 1997, historia u përsërit, por palët kishin ndërruar rolet. Këtë herë ishin socialistët dhe partitë opozitare që negociuan me Presidentin Sali Berisha. Kauza ishte rebelimi masiv i qytetarëve që humbën kursimet në firmat piramidale. Marrëveshja e 9 marsit lindi qeverinë e pajtimit kombëtar, me të njëjtin mision: të mbante rendin dhe të çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ndonëse disa vektorë të rebelimit nuk e pranuan marrëveshjen, qeveria e pajtimit qëndroi përballë vështirësive të mëdha. Vendi shkoi në zgjedhje, Partia Socialiste fitoi dhe Partia Demokratike doli në opozitë.

Këta shembuj tregojnë një ligjësi: kërkesat politike të protestuesve shtyhen përpara nga forca e pjesëmarrjes masive. Janë sheshi dhe populli ata që sfidojnë qeverinë. Por në fund, negocimi në tryezë me palën që lëshon pe kërkon gjithmonë një opozitë institucionale.

Protestat që nisën në fund të majit të këtij viti ngjajnë si dy pika uji me të mëparshmet në kërkesat e tyre bazë: dorëheqje e kryeministrit, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Por ato kanë një specifikë të re. Protestuesit jo vetëm që nuk ia kanë deleguar mbrojtjen apo negocimin e kërkesave Partisë Demokratike, por janë distancuar hapur prej saj. Ata e konsiderojnë liderin e saj, Berishën, njëlloj si Ramën: pjesë të kastës solidare të establishmentit.

Kjo ndodh sepse ky publik ka parë ose ka mësuar se PD-ja ka humbur shtatë palë zgjedhje radhazi që nga viti 2013 — katër parlamentare dhe tri vendore. Me gafat e saj, ajo ka kontribuar fort në çimentimin e Edi Ramës në pushtet. Rënia e saj vazhdon sipas ligjësive të sociologjisë politike: partitë që humbin një pas një, me liderë që nuk largohen dot as pas humbjeve të thella, janë të dënuara të tkurren.

Mund të përfytyrojmë se sa e fuqishme do të kishte qenë “protesta e flamingove” apo ajo studentore, nëse përkrah do të kishte një opozitë popullore të pranuar prej tyre. Një opozitë të rinovuar në drejtim, në sjellje dhe në ligjërim — ashtu siç i takon një subjekti modern të qendrës së djathtë.

Nga ana tjetër, kjo protestë ka një hendikep: nuk ka nxjerrë ende një forum drejtues. Në fillim kjo ishte e shpjegueshme, por me kalimin e kohës po kthehet në problem. Mungesa e një udhëheqjeje pengon mbrojtjen e protestës nga ndërhyrjet që ia kompromentojnë suksesin. Ajo vështirëson gjithashtu administrimin e marrëdhënieve me grupet e interesit, qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Pavarësisht bindjeve të ndryshme, krijimi i një përfaqësie gjithëpërfshirëse është domosdoshmëri.

Dorëheqja e Ramës, ndryshimi i sistemit zgjedhor, udhëheqja e kauzës së anëtarësimit në BE nën slloganin “Shqipëria e re është Shqipëria në BE” dhe mbështetja pa ekuivok për SPAK-un janë pika që bashkojnë të gjithë. Ato mund t’i mbajnë qytetarët në një front të përbashkët — të majtë e të djathtë, të gjelbër e të verdhë. Pasi të garantohen zgjedhjet e lira, secili mund t’u kthehet ngjyrave të veta politike.

Sot, protesta paqësore është institucioni i qytetarëve të lirë. Ajo shpreh çdo ditë nevojën për një alternativë, që është edhe nevoja më e madhe e vendit. Por kjo alternativë nuk mund të jetë as anonime, as abstrakte dhe as e maskuar. Alternativa është fuqia që ekuilibron qeverinë; janë liderët që marrin përgjegjësi. Qytetarët duan të dinë se kush po vjen dhe si po vjen. Sepse mënyra se si vjen në pushtet përcakton edhe mënyrën se si qeveris.

Midis të rinjve me vizion dhe një kaste që ka bllokuar rrotacionin demokratik nga frika e ndëshkimit për bëmat e saj, shumica e qytetarëve do të zgjedhin gjithmonë të rinjtë. Po ashtu, midis kaosit dhe rendit, njerëzit zgjedhin rendin — edhe kur nuk e duan qeverinë. Është në natyrën njerëzore. Për këtë arsye, një alternativë e besueshme dhe e organizuar është sinonimi i vetëm i një revolucioni paqësor.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Shqipëria kërkon një alternativë fituese të pushtetit

October 25, 2026
Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

Netanyahu publikon ‘bombën’ mbi Tel Aviv: Kjo ndodh nëse Irani pajiset me armë bërthamore

October 25, 2026
Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

Serbia nuk lejon deputetët e Kosovës të hyjnë në Preshevë as për ngushëllime, Sinani: Politika diskriminuese edhe në raste vdekjeje

October 25, 2026
Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

Nis protesta, protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, nisin sulmet ndaj godinës

October 25, 2026
Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

Papa Leo mban fjalimin e tij para besimtarëve 2 javë pas operacionit, bën thirrje për ndalimin e dhunës në Jemen

October 25, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

Për herë të parë në Shqipëri, Asambleja Euro-Mesdhetare mbledh mbi 80 përfaqësues nga rajoni dhe BE-ja

October 25, 2026
Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

Italia vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Në zgjerimin e BE, jo anëtarësime “të klasit të dytë”

October 25, 2026
Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In