Vendi
Protestuesit refuzojnë sërish thirrjen e kryeministrit për dialog, djegin karriget para Kryeministrisë

Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë në Tiranë, ku vijojnë tubimin në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë.
Protestuesit u grumbulluan fillimisht para Ministrisë së Arsimit, për të vijuar më pas protestën drejt godinës së qeverisë, ku tashmë është përqendruar tubimi.
Reklamë
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë refuzuar sërish thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Ata dogjën karriget në shenjë revolte duke përsëritur thirrjet “Dorëheqje”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




