Lajmi i fundit

Dita e 13-të e revoltës studentore në Tiranë

'Vrasës me pagesë'/ Mesazhi që lanë studentët për Ramën dhe Policinë e Shtetit para ministrisë së Arsimit

'Vrasës me pagesë'/ Mesazhi që lanë studentët për Ramën dhe Policinë e Shtetit para ministrisë së Arsimit

16:01, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës ka lënë pas një tjetër mesazh të fortë në rrugët e kryeqytetit. Në asfaltin e Rrugës së Durrësit, protestuesit kanë shkruar fjalët “Vrasës me pagesë”, duke shprehur zemërimin ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit gjatë tubimeve të fundit.

Mbishkrimi vjen në ditën e 13-të të revoltës së të rinjve, në një klimë të tensionuar nga përplasjet me policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës, ujit me presion dhe plumbave të gomës kundër protestuesve.

Përmes këtij mesazhi, të rinjtë artikulojnë revoltën e tyre ndaj asaj që e konsiderojnë dhunë policore, ndërsa vijojnë qëndresën kundër qeverisë dhe kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco