Lajmi i fundit

Dita e 13-të e revoltës studentore në Tiranë

Berisha: I them Agron Llakajt, mos u bej mercenar se nuk te shkon, kërkoju publikisht të falur studentëve

14:27, 25/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu demokrat i kërkoi gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, aktorit Agron Llakaj që të mos behej mercenar.

Janaq Strolli: Si ka mundësi që një kryeministër të mbajë regjistër të veçantë për protestuesit? Në Evropë dhe kudo tjetër regjistrat mbahen për perversët, pedofilët, përdhunuesit. Madje as të dënuarit për vjedhje nuk bëjnë pjesë në to. Si mund të jetë kaq malinj një individ në krye të shtetit?

Sali Berisha: Sepse është bir xhelati.

Dhe unë t'ju them ju të vërtetën, nuk e mbaj kurrë përgjegjës djalin për të atin. Jo.

Dhe nuk më vjen mirë që e them këtë fjalë, ua them ju me sinqeritet, por ai shfaq të gjitha tiparet shpirtërore të atit.  E kam thënë shumë herë, në atë mbledhje të Presidiumit të Kuvendit Popullor ku u firmos për varjen e Havzi Nelës, poetit disident, firmosi Ramiz Alia, firmosi i dyti Kristaq Rama, skulptori, njeriu i kulturës që s'duhet ta bënte kurrë. Nuk firmosi Petrit Gaçja. Jo. I ndjeri tani, se nuk është më profesor Petrit Gaçja, nuk e ka firmosur. Kurse xhelati Kristaq firmosi.

Ky është koncepti i tyre për armikun, ky është koncepti i Edi Ramës për armikun.

Por ai arriti të fusë mediat në kontroll, të korruptojë pronarët e medieve dhe më gjerë.

Para dy ditësh, pse unë kritikova Vjollcën e Topit për shndërrimin e Topit në një televizion kundër studentëve dhe protestuesve, AGSH-ja që unë kam respekt, më kritikonte mua dhe mbronte padronin.

Po të pyes unë ty o zotëri, drejtues i kësaj fushate, si u shit ajo 9 milionë në Belizë në kohë zgjedhjesh?

Sa ka marrë ajo Vjollca jote që i del zot ti o gazetar, që s'mund ta bësh kurrë këtë, sa ka marrë nga paratë e inceneratorit?

Si i del zot ti?

Ti nuk duhet të mbrosh mafiozët, as aty dhe në asnjë media.

Dhe a e sheh ti se si bëhet ajo armike e fjalës së lirë me sulmet me të egra, fut edhe atë Llakajn.

Unë i them Agronit, dhe do ia them këtu: Ti je bërë milioner me skeçet kundra meje.

Zoti të dhëntë jetë dhe të bësh dhe qindra të tjera.

Po atë ndaj studentëve e bëre shumë, shumë gabim dhe kërkoju të falur publikisht. T'u kërkosh të falur!

Nuk kishe nevojë ti të zbatoje porosi, kur t’i them këto, unë them se ti je një artist, edhe nuk t'i mohoj vlerat si artist që i ke. Mos u bëj mercenar se nuk të shkon.

Pra shoqata në vend se të mbrojë liritë, mbron Vjollcën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco