Real Madridi do të përballet me Barcelonën pa portierin titullar Thibaut Courtois. Belgu nuk do të udhëtojë drejt Barcelonës për shkak të një gjendjeje gripale, duke humbur përfundimisht përballjen e rëndësishme në “Camp Nou”.
Klubi madrilen njoftoi fillimisht se portieri nuk ishte në gjendje të ishte pjesë e skuadrës, por Courtois shpresonte të rikuperohej në kohë dhe ishte i vendosur të provonte deri në momentet e fundit. Stafi i Realit po ndiqte gjendjen e tij, me shpresën se një përmirësim i shpejtë do t’i jepte mundësinë të udhëtonte me ekipin.
Megjithatë, gjendja fizike e belgut nuk u përmirësua mjaftueshëm dhe në fund u vendos që ai të qëndronte jashtë kësaj sfide. Sipas raportimit të “Marca”, portieri ishte prekur rëndë nga gripi, çka e bëri të pamundur rikuperimin në kohë.
Mungesa e Courtois është një shqetësim për Real Madridin, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në skuadër dhe peshën e një ndeshjeje si ‘El Clásico’. Megjithatë, madrilenët kanë një alternativë të besueshme për portën.
Vendin e belgut pritet ta marrë ukrainasi Andriy Lunin, i cili do të ketë përgjegjësinë të mbrojë portën e Realit në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në klub besojnë te cilësitë e tij dhe janë të bindur se mund ta përballojë këtë sfidë.
© SYRI.net
Carrick lë Bruno Fernandes në stol, trajneri i United shpjegon vendimin
Zyrtare, Vllaznia konfirmon një tjetër largim pas fitores ndaj Tiranës
Interi përmbys Fiorentinën në fund, Zielinski vendos fitoren në minutën e 97-tëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: