Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u kthye nga një vizitë e papritur njëditore në qytetin kinez kufitar Dandong, ku vizitoi një memorial historik të Luftës Koreane, njoftuan të dielën mediat shtetërore të Koresë së Veriut. Kim Jong un e vizitoi qytetin të shtunën dhe u kthye përmes rrugës tokësore, duke kaluar mbi një urë të sapohapur që lidh Korenë e Veriut me mbështetësin e saj më të madh ndërkombëtar dhe partnerin kryesor tregtar.