
Këtë të dielë, disa protestues kanë zgjedhur që në protestën përballë Kryeministrisë të veshin bluza me mbishkrimin ”Të gjithë jemi Erjon”, në shenjë solidarizimi për të riun që u plagos dje në protestë. Erjon Vishkulli dyshohet se në mes të kaosit mori një plumb gome në sy. Pas një ndërhyrje kirgjukale te Trauma, ai u nis sot për mjekim të specializuar në Itali.