Një student i fakultetit të drejtësisë ka folur për gazetaren e Syri Tv, Fjona Çela, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme, ku policia e shtetit plagosi rëndë në sy të riun Erjon Vishkulli. Ai theksoi se nuk ka më asnjë hapësirë për dialog me Edi Ramën, pasi ai ka 13 vite në pushtet dhe e ka sjellë Shqipërinë në këtë gjendje.
“Solidarizohemi me djalin dhe urojmë shërim sa më të shpejtë.
Dhe ajo që ndodhi dje tregon që kjo qeveri nuk mendon fare për studentët, nuk mendon fare për rininë, sepse ajo e djeshmja se po dhunohen kundër konventave ndërkombëtare, pasi me konventa nuk lejohet të gjuash me plumba në pjesën e sipërme të trupit.
Policia e shtetit po dhunon rininë, atë rini që do me e ndërtuar këtë vend. Ne nuk i japim fare hapësirë për dialog, sepse ka 13 vite në pushtet dhe tani kujtohet pas 13 vitesh thotë hajde bëjmë dialog. 13 vite janë të mjaftueshme për të zgjidh problemet.
Ne nuk ikim nga ky shesh pa dorëheqje dhe pa zgjedhje të reja sepse nuk mban më.
Ne jemi të rinj, kemi shumë shokë tonët, motra e vëllezër, unë për vete jam student në fakultetin e drejtësisë dhe kam shumë shokë dhe shoqe që kanë ikur jashtë prej kësaj qeverie, kjo duhet të ndalojë menjëherë”,- u shpreh studenti.
© SYRI.net
Policia e qëlloi me plumb në sy, i riu Erion Vishkulli mbërrin në Romë, futet në operacion sërish
‘Mos e mbroni regjimin e Ramës’/ Protestuesi, ambasadave dhe SPAK: Çfarë prisni? Të vijmë nesër me arkivol?
VIDEO/ Protestuesi: Nuk vendosim maska për t’u fshehur, por për t’u mbrojtur nga gazi dhe plumbat tuaj