Pas momenteve të tensionit dhe marshimit drejt Kryeministrisë, situata para godinës qeveritare është qetësuar ndjeshëm këtë të diel.
Ndryshe nga një ditë më parë, kur protesta u shoqërua me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, pasditen e kësaj të diele deri më tani nuk janë regjistruar përplasje fizike.
Në një gjest simbolik, një prej protestuesve është parë duke u shpërndarë lule efektivëve të policisë të rreshtuar para Kryeministrisë.











