Një mesazh i drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama është vendosur para Kryeministrisë në Tiranë, në kuadër të protestës studentore që po zhvillohet prej 13 ditësh.
Siç mund të shihet edhe në foton e mësipërme, në pankartën e vendosur përpara forcave të policisë, protestuesit kanë shkruar: “Rama, zgjidh: ose arrest në shtëpi, ose në qeli!”
Edhe në ditën e 13-të të protestave studentore, protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë.













