
Protestuesit kanë hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Rama se janë anëtarë të Antifa-s apo të radikalizuar fetarë.
Aktivisti i njohur Edison Lika tha se protestuesit do mbajnë maska për sa kohë policia përdor gaz lotsjellës dhe lëndë të tjera.
“Shqiptarët pas shqiptarëve nuk fshihen as Antifa, as PD, as PS. Janë shqiptarë të ndershëm, të mbushur deri në fyt nga hallet. Kur të vijë puna, do të heqim maskën e kapelet! Nëse duhet, do vendosim maskën e kapelet derisa ta përzëmë këtë maskara. Është e turpshme që sot, jeta e një të riu nuk ka pikë vlere! Po, do ta mbaj maskën dhe syzet se këta po na qërojnë e çajnë kokën! Do të mbrohem! Në qoftë se e quani rini të dhunshme, jo jo, kjo s’është rini e dhunshme, përballë kësaj dhune do të mbrohem.”, tha protestuesi.