Vendosni fjalën kyçe....

“Mund të përballemi si duhet me policët por besojmë ende të ligji” – Protestuesi


Një protestues u shpreh se qytetarët e kanë fuqinë të reagojë ndaj policisë me të njëjtën dhunë, por nuk e bën sepse beson te ligji dhe pret që ai të zbatohet.

“Nuk do të ndalemi derisa të shkojnë para drejtësisë ata policë që kanë bërë dhunë. Mendoni se ne shqiptarët nuk kemi aq këllqe sa t’i marrim zvarrë këta? Mundemi, por po besojmë ende që ka ligj dhe që ligji do të veprojë”, deklaroi protestuesi.

Ai bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit ndërsa kërkoi hetimin e dhunës policore.

“Nuk janë policë shteti, por pushteti. Janë shkelës të ligjit, nga Hita te Demo, që duhet të japin dorëheqjen”, u shpreh protestuesi.

Ai kritikoi edhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke pretenduar se nuk janë marrë masa ndaj efektivëve të përfshirë në incidentet e dhunshme gjatë demonstratave. Sipas tij, institucionet që kanë detyrimin të kontrollojnë veprimtarinë e policisë duhet të ndërhyjnë për të garantuar përgjegjësinë ligjore të çdo efektivi që ka shkelur ligjin. Protestuesi i bëri thirrje gjithashtu Presidentit Bajram Begaj që të ndërhyjë për zgjidhjen e krizës politike, duke kërkuar shpërndarjen e Kuvendit.

Në vijim, ai akuzoi klasën politike për korrupsion dhe pasurim në kurriz të qytetarëve, duke pretenduar se politikanët kanë ndërtuar vila luksoze, ndërsa një pjesë e shqiptarëve përballen me vështirësi ekonomike.