Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu akuzon ekranet dhe konfliktet e vjetra politike se po nxisin dhunën gjatë protestave, ndërsa e cilëson të papranueshme përdorimin për propagandë të plagosjes së të riut nga Elbasani.

Në një postim në Facebook, Koçiu shprehet se dhuna po rrezikon jetën e protestuesve dhe qytetarëve, duke e cilësuar plagosjen e të riut një kambanë alarmi. Ajo thekson se qeveria është angazhuar për trajtimin e tij në Itali dhe transportimin me avion mjekësor, ndërsa paralajmëron se “koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron”.

Postimi i plotë i Albana Koçiut:

“Dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve.

Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.

Qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor.

Koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre.”


Lajmi kryesor:

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)