Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Jo për protagonizëm, por për humanizëm”, Rama sqaron kush pagoi kurimin e të riut të plagosur në protestë

    Protestuesja “valëvit” kroasantët para efektivëve: Kush është pa ngrënë? Pason protestuesi: Për fajin e dikujt do ta hajë gjithkush

    Zgjedhjet në Serbi/ Dyshime për blerje votash, qytetarët denoncojnë persona me para dhe zarfe! Pengohen vëzhguesit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Jo për protagonizëm, por për humanizëm”, Rama sqaron kush pagoi kurimin e të riut të plagosur në protestë
    Kryesore

    “Jo për protagonizëm, por për humanizëm”, Rama sqaron kush pagoi kurimin e të riut të plagosur në protestë

    October 25, 2026
    "Jo për protagonizëm, por për humanizëm", Rama sqaron kush pagoi kurimin e të riut të plagosur në protestë

    Kryeministri Edi Rama këmbëngul se ka qenë ai personalisht që ka marrë iniciativën për dërgimin në Itali të të riut nga Elbasani, i plagosur në sy gjatë protestës së dhunshme të së shtunës në Tiranë, ndërsa transporti me avion mjekësor dhe shpenzimet për trajtimin e specializuar janë mbuluar nga shteti. Rama thotë se nuk ka ndërhyrë për të dalë protagonist i ngjarjes, por për të ndihmuar një qytetar të plagosur.

    Sqarimi erdhi pasditen e kësaj të diele pas një postimi të motrës së të riut, ku pretendohet se dërgimi në Itali është mundësuar nga familja, miqtë dhe mbështetësit e saj, jo nga shteti. Rama e ka publikuar mesazhin në X, duke vënë pikat mbi rreth kësaj çështjeje. Ai mohon akuzat për protagonizëm duke thënë se edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar. 

    Postimi i plotë i Ramës:

    “Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj.

    Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër!

    Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit.

    Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar.

    Të shkuara edhe njëherë.”

    aktualitet deklarata e Ramës Edi rama humanizëm i riu i plagosur në protestë Kryeministria kurimi i protestuesit lajme Shqipëri ndihma për të plagosurin plagosja gjatë protestës Protesta në Tiranë protestat para Kryeministrisë shpenzimet mjekësore solidaritet shoqëror trajtimi mjekësor zhvillime politike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Jo për protagonizëm, por për humanizëm”, Rama sqaron kush pagoi kurimin e të riut të plagosur në protestë

    October 25, 2026

    Protestuesja “valëvit” kroasantët para efektivëve: Kush është pa ngrënë? Pason protestuesi: Për fajin e dikujt do ta hajë gjithkush

    October 25, 2026

    Zgjedhjet në Serbi/ Dyshime për blerje votash, qytetarët denoncojnë persona me para dhe zarfe! Pengohen vëzhguesit

    October 25, 2026

    Protestuesit ngrohen rreth zjarrit të karrigeve të dialogut, hedhin edhe kartëmonedhat 2500-euroshe

    October 25, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.