Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur në sy me plumb gome nga Policia gjatë protestës së djeshme studentore në Tiranë, ka mbërritur në Itali, ku do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka bërë të ditur se ndodhet në spitalin “San Carlo” në Romë, ku pritet të kryejë një nga operacionet e radhës.
“Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës “Sancarlo” ku do të futem për një nga operacionet e rradhës!
Zoti baft mrekulli
SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE”,- shkruan Vishkulli.

Vishkulli u godit në sy me plumb gome gjatë protestës studentore të zhvilluar në Tiranë. Pas një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës, ai u nis drejt Italisë për të marrë trajtim më të specializuar.














