Zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë: Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”

25 Tetor 2026 | 17:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të diele ka dalë me një reagim teksa u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të dalin e të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet që po zhvillohen në Serbi. Kurti thekson se ata ende nuk kanë votuar teksa u bëri thirrje të shfrytëzojnë kohën e mbetur.

 Ai shton se çdo votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen e shqiptaravë të Luginës. Kurti ndër të tjera ka bërë thirrje që ata të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”.

“Të dashur qytetarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Ju që ende nuk keni votuar, ju ftoj ta ushtroni të drejtën tuaj. Shfrytëzojeni kohën e mbetur. Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj.

Përbashkimi në “Koalicionin Shqiptar” kërkon sot pjesëmarrjen tuaj. Qëndresa ndaj diskriminimit dhe përkushtimi për barazi marrin forcë nga vullneti që shprehni në kutitë e votimit.

Dilni e votoni. Ftojini edhe familjarët e miqtë tuaj që ta ushtrojnë këtë të drejtë. Mbështeteni “Koalicionin Shqiptar”, numrin 17. Për një zë të fuqishëm dhe për mundësinë që secili e secila ta ndërtojë jetën në vendlindje. Ju falemnderit”, u shpreh Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen email-et e fshehta të AfD: Dikur kërkonte përjashtimin e Björn Höcke, sot e mbështet për ministër

Një rrjedhje masive e komunikimeve të brendshme të partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka zbuluar kontrastin mes qëndrimeve private...
17:11 | 25/10/2026

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Qendra e qytetit të Barcelonës pati një natë kaosi të shtunën, ndërsa grupe të rinjsh u përleshën me policinë dhe dyqanet u plaçkitën. Trazirat, të...
16:53 | 25/10/2026

Zgjedhjet në Serbi! Gjendet një fuoristradë e mbushur me shkopinj bejsbolli para zyrave të SNS-së, përplasje mes qytetarëve

Një incident është regjistruar para zyrave të Partisë Progresive Serbe (SNS) në Lazarevac, ku qytetarët kanë konstatuar një fuoristradë të bardhë të mbushur me shkopinj...
16:46 | 25/10/2026